Trajneri i Interit kërkon kujdes ndaj Napolit

Menaxheri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka thënë se Napoli mund t’i dëmtojë ata nëse nuk tregohen të kujdesshëm dhe e ka cilësuar Edinson Cavanin si rrezikun kryesor.

“Nëse nuk luajmë me kujdes, mund të bëhemi kundërshtari ideal i Napolit. Ata janë të fortë në disa aspekte që mund t’i shfrytëzojnë dobësitë tona”.

“Cavani po bëhet njëri prej sulmuesve më të mirë në botë. Ai i ka të gjitha aftësitë që i nevojiten një sulmuesi modern, sepse kombinon talentin dhe fizikun e tij dhe gjithashtu ndihmon me vrapimet pa top”, ka deklaruar Stramaccioni./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button