RMV, Në dyqanet e qendrave tregtare ndalohet të provohen veshje, në 8-10 metra katror nga një blerës

Nga sot qendrat e mbyllura tregtare mund të hapen, mirëpo pjesa dërmuese e tyre do të fillojnë me punë prej nesër e tutje. Për shembull, të premten kanë paralajmëruar se do të hapen “Skopje siti moll” në Karposh dhe “Kapitoll” në Aerodrom, raporton 360, përcjell Portalb.mk.

Vendimi për hapje u miratua dje, ndërsa Qeveria sot i publikoi protokollet për mënyrën e punës. Orari i punës do të jetë nga ora 10 deri 18, ndërsa do të duhet rreptësisht të rregullohet numri i personave brenda.

Në korridore, për shembull, do të ndalohet grupimi, ndërsa rojtarët do të duhet ta rregullojnë që numri i blerësve të jetë nga një person në 5 metra katror. Brenda në dyqane, numri i blerësve duhet të jetë nga një person në 8-10 metra katror.

Do të ndalohet të provohen veshjet dhe në protokoll është përmendur të jepet mundësi garderoba të provohet në shtëpi, si dhe mundësi për zëvendësim.

Pikat informative për masat për mbrojtje duhet të jenë në vende të dukshme në qendrat tregtare, ndërsa në mënyrë plotësuese në çdo tridhjetë minuta me altoparlant të përkujtohen konsumatorët që duhet t’i respektojnë masat.

Në vijim është Protokolli të cilin e publikoi Qeveria.

PROTOKOLL PËR HAPJE DHE PUNË TË QENDRAVE TREGTARE

  1. Оrar i kufizuar/i shkurtuar i punës (10:00-18:00) /mbyllur të dielën
  2. Rregullim i hyrjes së personave në qendrën e mbyllur për shitje nga ana e personit të autorizuar, në mënyrë që nuk do të lejojë grupim të personave në korridore, duke lejuar vetëm nga një person në 5m2.
  3. Kufizim për personat mbi 65 vjeç, me mundësi për blerje deri në ora 12
  4. Mbajtje e detyruar e maskave mbrojtëse dhe dorashkave për punonjësit
  5. Mbajtje e detyruar e maskave mbrojtëse për konsumatorët
  6. Mbajtje të distancës fizike ndërmjet blerësve dhe blerësve me shitësit prej 1,5m – 2m
  7. Materiale edukativo-informative të vendosura në vende të dukshme për respektim të masave mbrojtëse parandaluese: mbajtje të masave mbrojtëse, mbajtje të distancës fizike, dezinfektim të rregullt të duarve, higjienë e drejtë respiratore. Në mënyrë plotësuese, me altoparlant (në çdo 30 minuta) informim të blerësve për respektim të masave parandaluese
  8. Rregullim të numrit të blerësve në pajtim me hapësirën e dyqanit, në 8m²–10m² hapësirë për shitje, nga një blerës
  9. Person detyrimisht i përcaktuar nga firma para hyrjes së dyqanit për ta organizuar rendin dhe numrin e blerësve
  10. Para hyrjes së dyqanit të ketë mjet të siguruar për dezinfektim të duarve
  11. Në dyqanet për veshje ndalohet të provohen veshje – të jepet mundësi për t’u provuar në shtëpi me mundësi për zëvendësim të veshjes së blerë
  12. Nëse në arkat për pagesë nuk mund të sigurohet distance prej 1,5-2m ndërmjet shitësit (arkëtarit) dhe blerësit të vendoset barrierë prej pleksiglas. Nëse ka më tepër arka për arkëtim të sigurohet distance prej 1,5-2m ndërmjet arkave në rend.
  13. Pranë arkave të shënohet distance (vend për pritje) prej 1,5-2m ndërmjet blerësve
  14. Masa të përforcuara sanitare-higjienike, përkatësisht pastrim i shpeshtuar 4-5 herë gjatë ditës me përdorim të mjetit për dezinfektim që vepron kundër viruseve sipas udhëzimit nga prodhuesi, përndryshe mund të përdoret 0,05% natrium hipoklorit (5% zbardhues për ekonomi familjare që përdoret në raport 1:100) për dyshemenë ose 70% alkool për dezinfektim për sipërfaqet e sipërme. Mirëmbajtje e tualeteve me mbajtje obligative të evidencës për pastrimin e kryer dhe përdorim të mjeteve të lartpërmendura për dezinfektim.
  15. Mirëmbajtja e rregullt dhe e shpeshtuar e higjienës së tualeteve me mbajtje të detyrueshme të evidencës për pastrimin e kryer dhe përdorim të mjeteve të lartpërmendura për dezinfektim.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button