Sulmet kibernetike godasin kompanitë e ndërtimit të spitaleve Covid-19

Dy kompani të përfshira në ndërtimin e spitaleve Covid-19 janë goditur nga sulmet kibernetike këtë muaj, transmeton Class.

Kompania ‘Interserve’, e cila ndihmoi në ndërtimin e spitalit NHS Nightingale të Birmingham dhe kompania ‘Bam Construct’, e cila ndërtoi spitalet Yorkshire dhe Humber, kanë raportuar incidentet tek autoritetet.

Në fillim të këtij muaji, qeveria paralajmëroi se grupet e kujdesit shëndetësor të përfshirë në përgjigjen ndaj virusit ishin në shënjestër të hakerëve. Sulmet nuk ishin të lidhura me njëra-tjetrën.

Por ‘Bam Construct’ tha se sulmi kibernetik ndaj tij “përbën një pjesë të valës së sulmeve ndaj organizatave publike dhe private që mbështesin përpjekjen kombëtare kundër Covid-19”.

Një zëdhënës tha se kompania kishte mbyllur faqen e saj të internetit dhe disa sisteme të tjera si masa paraprake, pasi u godit nga një virus kompjuterik. Biznesi i përditshëm kishte mbetur kryesisht i pa ndikuar.

Interserve, ndërkohë, tha “disa shërbime operative mund të preken”. Kompania po punon me Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike (NCSC) për “të përmirësuar dhe korrigjuar situatën” dhe paralajmëroi punonjësit, ish-punonjësit, klientët dhe furnitorët që “të ushtrojnë vigjilencë të shtuar gjatë kësaj kohe”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button