Propozimi për restorantet dhe kafenetë është që të punojnë vetëm tarraca, një tavolinë në 10 metra katror

Propozimi për hapje të objekteve hotelerike është që të hapen vetëm tarracave, edhe atë në çdo dhjetë metra katrorë të ketë vetëm një tavolinë me katër mysafirë, njoftoi sot Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili beson se kjo nuk do shpaguhej në aspektin ekonomik për një pjesë të objekteve hotelerike, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se ekzistonte qëndrim tjetër për hapjen se propozimet e Komisionit për sëmundje infektive, por që si qeveri ata do ta respektojnë vendimin sepse komisioni ishte më i thirruri për të mbrojtur shëndetin publik.

“Si qeveri, nuk kemi marrë vendim për ditën kur do të hapen objektet hotelerike dhe si do të hapen ato. Kemi propozime nga Komisioni për sëmundje infektive që do të rishikohen gjatë kësaj jave dhe do të merren vendime përkatëse. Unë edhe më parë kam thënë se personalisht kam qëndrim ndryshe nga ajo që është propozuar, por natyrisht si qeveri do të mbështesim vendimin e Komisionit për Sëmundje Infektive sepse është më i thirruri për atë se si duhet të mbrohet shëndeti i të gjithë qytetarëve”, tha Bekteshi sot.

“Si qeveri, nuk kemi marrë vendim për ditën kur do të hapen objektet hotelerike dhe si do të hapen ato. Kemi propozime nga Komisioni për sëmundje infektive që do të rishikohen gjatë kësaj jave dhe do të merren vendime përkatëse. Unë edhe më parë kam thënë se personalisht kam qëndrim ndryshe nga ajo që është propozuar, por natyrisht si qeveri do të mbështesim vendimin e Komisionit për Sëmundje Infektive sepse është më i thirruri për atë se si duhet të mbrohet shëndeti i të gjithë qytetarëve“,

tha Bekteshi sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button