Mbi 1.4 milionë të infektuar me Covid-19 në SHBA

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 83.491, prej të cilëve 1.481 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton TCH.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 22.031, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.410.168. Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar 298.593 të infektuar.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 348.655 raste të konfirmuara dhe 27.175 viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button