ESHR: Duhet të përmirësohet sistemi për financim dhe cilësi të arsimit të lartë

Aktivitetet e organeve shtetërore përgjegjës për zbatimin e politikës arsimore dhe politikës së punësimit nuk janë mjaft efektive për të siguruar punësim të stafit të arsimit të lartë në tregun e punës në RMV, është gjetja e Entit shtetëror për revizion, raporton Meta, transmeton Portalb.mk.

Ata theksojnë se nuk ka mekanizma të mjaftueshëm rregullatorë për të forcuar lidhjen midis
arsimit dhe nevojave të tregut të punës dhe për të monitoruar realizimin e studentëve pas
përfundimit të studimeve, për të siguruar informacione të plota për krijim sa më real të
politikave kombëtare të arsimit.

“Ekziston nevoja për të avancuar dhe zhvilluar sistemin e financimit të arsimit të lartë, si dhe
monitorim të vazhdueshëm të cilësisë së arsimit të lartë”, thuhet në raport “Realizimi i stafit të
arsimit të lartë në tregun e punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

ESHR pret realizim të plotë të aktiviteteve të filluara për dizanjim dhe zbatim të një modeli të ri
për financim të arsimit të lartë, si dhe përmirësim të modelit të financimit të arsimit të lartë,
forcimin e mekanizmit për mbledhjen e shkëmbimit dhe analizimin e informacionit në fushën e
arsimit të lartë dhe tregut të punës dhe përdorimin e tyre gjatë krijimit të politikave arsimore
dhe politikave të punësimit.

Shumica e rekomandimeve janë drejtuar për Ministrinë së Arsimit. ESHR thekson ministria kompetente në koordinim me qeverinë e RMV-së dhe institucionet kompetente duhet të marrin në konsideratë mundësinë e ndryshimit/plotësimit të Ligjit për arsimin e lartë dhe akteve nënligjore për të siguruar një mekanizëm rregullator për mbledhjen e të dhënave për punësimin e të diplomuarve dhe hyrja e tyre në bazën e të dhënave për arsimin e lartë. “Është e nevojshme të bëhet një analizë e nevojave të tregut të punës dhe të përcaktohen
kriteret për vlerësimin e nevojës për akreditim të strehimit të arsimit të lartë ose programit të studimit, në përputhje me nevojat e tregut të punës; vendosjen e kontrollit në përcaktimin e kuotave për regjistrimin e studentëve në institucionet e arsimit të lartë privat dhe publik, si dhe rregullimin e veprimtarive të kontrollit gjatë revokimit të akreditimit të institucioneve të arsimit
të lartë”, thonë auditorët shtetërorë.

Prej MASH-it kërkohet të krijojë sistem informativ me informacione të integruar për monitorim
dhe analizë të arsimit të lartë. Pot, rekomandimet nuk janë të drejtuar vetëm te kjo ministri.
ESHR thekson që Agjencia për cilësi të arsimit të lartë gjithashtu duhet të fillojë aktivitete për
realizuar vlerësim të jashtëm të arsimit të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button