Gjatë javë janë kryer 3,690 kontrolle nga inspektorët në Maqedoninë e Veriut

Magdalena Filipovska Grashovska, udhëheqësja e Këshillit Inspektues raportoi se nga 4 maji deri më 11 maj janë kryer 3,690 mbikëqyrje të jashtëzakonshme nga inspektorët për të vëzhguar respektimin e masave dhe rekomandimeve të Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

“Në kuadër të kompetencave, do ta kontrollojmë respektimin e protokolleve të vendosura për rend dhe disiplinë gjatë realizimit të aktiviteteve të caktuara të personave juridikë dhe do të jemi të përkushtuar që ushqimin, ilaçet dhe të gjitha mjetet dhe produktet tjera, qytetarët t’i blejnë me çmime adekuate dhe me cilësi adekuate”, tha Filipovska Grashovska.

Ajo sqaroi se masat e Qeverisë janë në fuqi deri në heqjen e plotë të tyre.

Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut kanë realizuar 2.221 mbikëqyrje inspektuese në objekte tregtare me shumicë dhe pakicë. Ky inspektorat ka mbyllur pesë objekte hotelerike, tre aparate të kafeve, si dhe janë evidentuar pesë shkelje për mosrespektimin e çmimeve, ndërsa në 18 kontrolle janë evidentuar mosrespektim i mbrojtjes personale.

Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari ka realizuar 214 kontrolle, të cilët kanë regjistruar pesë dënime.

Inspektorati Shtetëror i Punës ka realizuar 819 kontrolle.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka realizuar 184 inspektime.

Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka realizuar 69 inspektime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button