Kurti: Për 100 ditë të qeverisjes, kemi marrë gati 200 vendime dhe kemi pasë 100 pengesa

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se gjatë 100 ditëve të qeverisjes 90 përqind e energjisë së tij personale dhe kabinetit qeveritar ka shkuar në luftën kundër koronavirusit.

“Për këto 100 ditë kemi marrë gati 200 vendime, por kemi pasë 100 pengesa. . Pandemia, presidenti i frustruar dhe që sfidonte punën e Qeverisë dhe një opozitë që u angazhua ta rrëzojë Qeverinë. Pandemia e ka konsumuar energjinë e Qeverisë dhe timen si kryeministër. As 10 përqind e energjisë nuk janë përqendruar  nga sulmet e vazhdueshme. Ky është standard i ri”, është shprehur Kurti, njofton Klan Kosova.

“Janë bërë 100 ditë të Qeverisë, këtë duhet ta shohim në dy rrafshe, dy 50 ditësha, ku kishim një parlament funksional dhe në të dytën nuk e kishim. Iniciativat ligjore janë bërë të pamundura dhe së dyti duhet ta shohim në pikëpamjen e kohës ku 90 përqind e energjisë ka shkuar në luftimin e pandemisë. Paramendoni sikur të kishim 100% kohë!”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button