Norvegjia e ndihmon Maqedoninë e Veriut me material konsumues mjekësor në vlerë prej 100 mijë eurove

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe atasheu norvegjez për mbrojtje Egil Daltveit nënshkruan Protokoll për donacionin norvegjez për Republikën e Maqedonisë së Veriut në material konsumues mjekësor në vlerë prej 100 mijë eurove.

Këto mjete, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes janë plotësim i 200 mijë eurove që Norvegjia tashmë i ka siguruar përmes Agjencisë për mbështetje dhe furnizim të NATO-s, transmeton MIA.

Siç qëndron në komunikatë, shuma totale prej 300 mijë eurove do të përdoret për të siguruar pajisje mjekësore dhe pajisje për spitalin mobil ROLE 2 MTF, i cili është gjithashtu donacion nga Norvegjia, dhe të cilin Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e kanë ngritur pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Shkup, me çka u siguruan 130 deri në 200 shtretër shtesë spitalor.

“Hapi i Norvegjisë është një tjetër në serinë e shembujve pozitivë të ndihmës dhe mbështetjes së anëtarëve të NATO-s për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një mirëseardhje e sinqertë për vendin tonë në Aleancë”, qëndron në komunikatën e MM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button