RMV, BERZH parashikoi rënie të ekonomisë për 3,5% në vitin 2020, ndërsa pret që ajo të rritet për 5,5% në 2021

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka parashikuar rënie të BPV të Maqedonisë së Veriut për 3,5% në vitin 2020, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ndërsa pret që vendi të shënojë rritje prej 5.5% në vitin 2021, njofton Portalb.mk.

Ekonomistja kryesore e BERZH-it, Beata Javorcik, tha se bota po del nga kriza, por është e rëndësishme të shihet drejt një të ardhme bashkëpunimi dhe një rezistence më të madhe ekonomike.

“Kriza ka qenë një goditje masive dhe dalja prej saj do të jetë po aq sfiduese. Nuk është koha për t’u angazhuar në nacionalizëm ekonomik dhe proteksionizëm, por është koha të formësohet një e ardhme më e mirë përmes angazhimit ndërkombëtar për tregtinë e lirë, zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe bashkëpunimin ekonomik, “tha ajo.

Raporti parasheh një ndikim të matur të krizës në trajektoren afatgjatë të ecurisë ekonomike, me rritjen që rifillon nga fundi i tremujorit të tretë, por që potencialisht do të ketë efekte të rëndësishme ekonomike, politike dhe shoqërore afatgjata.

“Nëse distancimi social vijon të zbatohet për shumë më gjatë seç është parashikuar, recesioni mund të jetë shumë më i thellë, dhe nivelet e prodhimit të vitit 2019 për frymë nuk do të arrihen për vitet në vazhdim,” thuhet në raport.

Ndërkohë, Banka bën të ditur se pritet në aspektin global ekonomitë në mesatare sivjet të kenë rënie prej 3,5%, pas çka në vitin 2021 pritet rritje prej 4,8 për qind, me përkujtimin se këto parashikime nuk janë të sigurta për shkak të pasigurisë me zhvillimin e krizës së koronës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button