RMV, Koronavirusi ka ulur numrin e turistëve në muajin mars për 67,3 për qind

Në mars të këtij viti, muaji i parë pasi filloi kriza me koronën, u shënua ulje në numrin e turistëve për 67,3 për qind në Maqedoninë e Veriut, ndërsa numri i bujtjeve për 62,8 për qind, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror të Statistikës numri i turistëve vendorë në mars të vitit 2020, në krahasim me marsin e vitit 2019, është ulur për 60,5 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj është ulur për 70,4 për qind.

Numri i bujtjeve të turistëve vendorë në mars të vitit 2020, në krahasim me marsin e vitit 2019, është ulur për 50,3 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është ulur për 69,6 për qind.

Në periudhën janar – mars të vitit 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri i turistëve është ulur për 18,3 për qind, dhe atë te turistët vendorë ka ulje për 17,2 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka ulje për 18,9 për qind.

Në periudhën janar – mars të vitit 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, numri i bujtjeve është ulur për 19,7 për qind, edhe atë: te turistët vendorë ka ulje për 15,1 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka ulje për 22,9 për qind.

Sektori i turizmit është ndër sektorët më të dëmtuar nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi. Shoqatat turistike në Maqedoninë e Veriut, për këtë vit kishin parashikuar vizitorë nga shumë vende të botës, por me shfaqjen e pandemisë, në botë, të gjitha rezervimet janë anuluar. Humbjet janë të dukshme edhe në pagat e burimeve njerëzore, në veprimtarinë e turizmit.

Vitet paraprake numri i turistëve në Maqedoni ishte në rritje rapide. Numri i turistëve në muajin mars të vitit 2019 në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar është rritur për 1.8 për qind ndërsa numri i bujtjeve është rritur për 3.8 për qind.

Këtë vit sipas Entit Statistikor, numri i turistëve në shkurt të vitit 2020, në krahasim me shkurtin 2019, u rrit me 8.3%, dhe numri i bujtjeve u rrit me 3.4%, ndërsa për muajt në vazhdim ka rënie totale, siç kumton sektori turistik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button