fbpx

Berlusconi sërish synon për t’u bërë kryeministër i Italisë

Ish-kryeministri Silvio Berlusconi tha të shtunën se do të kandidojë për t’u bërë kreu i Italisë për herën e pestë, dhe se partia e tij Njerëzit e Lirisë do të votojë për ta kaluar buxhetin e vitit të ardhshëm.

Berlusconi u tha gazetarëve në margjinat e stërvitjeve të klubit të tij futbollistik AC Milan, se ”fatkeqësisht po i kthehem shërbimit publik. Dhe përsëri po e bej këtë nga ndjenja e përgjegjësisë”, transmeton REL.

Berlusconi njoftoi se do të kandidojë në zgjedhjet kombëtare vetëm dy ditë pasi partia e tij tërhoqi mbështetjen për qeverinë e Mario Montit, duke e çuar vendin afër zgjedhjeve të parakohshme, para përfundimit të mandatit të parlamentit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button