Zëdhënësi i Presidentit Putin me COVID-19

Zëdhënësi i Presidentit rus, Vladimir Putin është shtruar në spital pasi rezultoi pozitiv në analizat për koronavirus, sipas agjencive ruse të lajmeve.

“Jam i sëmurë, po kurohem,” shkruan agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar zëdhënësin Dmitri Peskov të martën.

52-vjeçari Peskov tha se kishte qenë fizikisht pranë presidentit më shumë se një muaj më parë, sipas agjencisë së lajmeve TASS, transmeton VoA.

Gazetarët që mbulojnë Kremlinin thanë përmes komenteve në Twitter se për herë të fundit zoti Peskov është parë në publik më 30 prill gjatë një mbledhjeje me Presidentin Putin. Postimi në Twitter nuk sqaronte nëse të dy ata ishin në të njëjtën dhomë.

Presidenti Putin prej disa javësh ka zhvilluar mbledhje përmes lidhjes me internet, ndërkohë që po vazhdon punën nga rezidenca e tij në periferi të Moskës.

Dmitri Peskov është zyrtrari i katërt rus i profilit të lartë që rezulton pozitiv me koronavirus. Përveç tij, me koronavirus kanë rezultuar Kryeministri Mikhail Mishustin, Ministrja e Kulturës, Olga Lyubimova dhe Ministri i Ndërtimit Vladimir Yakushev.

Rusia renditet e dyta pas SHBA nga numri i rasteve me koronavirus. Megjithë rritjen e shifrave ditët e fundit, të martën Rusia rihapi fabrikat dhe kantieret e ndërtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button