Kosova mund t’i ashpërsojë masat nëse rritet numri i të infektuarve

Autoritetet shëndetësore në Kosovë tërheqin vërejtjen se masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit, mund të shtohen ose ato ekzistuese nuk do të hiqen në rast se qytetarët dhe bizneset nuk respektojnë rregullat e parapara.

Rënia dhe pastaj ngritja e numrit të të prekurve me koronavirus në Kosovë, sipas zyrtarëve shëndetësorë është një indikacion që mund të shtyjë autoritetet të mos zbusin masat për lëvizje më të lirë të qytetarëve, transmeton Koha.

“Nëse vazhdon të rritet numri i rasteve pozitive, nëse fillon të ketë vatra të infeksionit në komunitet duket të reagohet menjëherë”, tha Faik Hoti zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.

Zëdhënësi Hoti, tha se në rrethanat në Kosovë, nuk mund të flitet tash për tash për një numër të caktuar të rasteve dhe me pas të vendoset për shtrëngim të masave.

“Nuk ka lidhje kjo me shifra, sepse në një ditë mund të ketë shumë raste e një ditë mund të mos ketë farë”, tha Hoti.
Komiteti për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë, të martën pas një takimi ku është analizuar situata me masat e ndërmarra kundër përhapjes së koronavirusit, ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë maksimalisht rregullat për parandalimin e përhapjes së virusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button