Rrjeti kombëtar kundër dhunës: Dy vrasjet e grave janë shenjë që sistemi po dështon

Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje vlerësojnë se dy vrasjet e grave (femicid) brenda më pak se dy javë janë shenjë që sistemi nuk po dështon në përballjen me dhunën në familje dhe dhunën e bazuar në gjini, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Pas njoftimit të lajmeve shqetësuese për vrasjen e djeshme të një gruaje të re në Shkup nga partneri i saj, brenda më pak se dy javë në vendin tonë kemi shënuar dy femicide, gjë që tregon nevojën absolute dhe urgjente për mobilizim sistemor të të gjitha burimeve dhe kapaciteteve të mundshme kombëtare dhe lokale për të parandaluar dhe luftuar dhunën në bazë gjinore në të gjitha format e saj”, kanë reaguar nga Rrjeti kombëtar.

Ata i bënë thirrje Ministrisë për punë të brendshme, Prokurorisë themelore publike dhe Ministrisë për punë dhe politikë sociale që urgjentisht të zgjidhin çështjet dhe të fillojnë procedurat e duhura kundër autorëve.

Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje ka paralajmëruar vazhdimisht për rritjen e rrezikut të dhunës në familje dhe dhunën e partnerëve-intimë në kohë krize dhe përsëri bën thirrje për veprime urgjente dhe prioritare nga institucionet kompetente, në rastet e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.

Ata presin kallëzim penal dhe ndjekje të autorit në përputhje me ligjin dhe Konventën e Stambollit.

Edhe Komiteti i Helsinkit, në fillim të krizës së virusit korona dhe miratimin e masave kufizuese, paralajmëroi që për shumë gra, shtëpia është një vend i pasigurt.

“Gjendja e jashtëzakonshme nuk duhet të jetë një justifikim për shkeljen e të drejtave të grave të grave, veçanërisht të drejtën për jetë dhe të drejtën për të jetuar pa dhunë. Parandalimi i femicideve përfshin ndërmarrjen e të gjitha hapat e nevojshëm në të gjitha nivelet e shoqërisë. Prandaj, theksojmë edhe një herë se është shumë e rëndësishme në këtë periudhë që shtetet të gjejnë zgjidhje të reja dhe kreative për përkrahjen dhe mbrojtjen e viktimave, e me qëllim përfundimtar të parandalohen femicidet e mundshme. Mosnjohja e dhunës ndaj grave / dhunës në bazë gjinore dhe dhunës në familje e ul ndjeshëm besimin tek institucionet kompetente”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button