Edi Rama tregoi planin e PS-së për zgjedhjet e 2021

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë një komunikim të zhvilluar online me gazetarët ka përjashtuar mundësinë që Partia Socialiste të nënshkruajë një koalicion bashkëpunimi me Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 2021. Shefi i qeverisë e cilësoi LSI-në si partinë e Presidentit Meta, që sipas Ramës është degraduar dhe nuk përbën perspektivë krijimi i një aleance të mundshme më këtë parti.

“Në politikë kurrë mos thuaj kurrë, por nuk shoh asnjë perspektivë për në një rikthim në një koalicion në partinë e presidentit, sepse konteksti i sotëm, degradimi i vazhdueshëm i asaj force politike dhe detyrimet tona programore, ashtu sikundër dhe bindja jonë se për ne është e mjaftueshme të flasë puna dhe falë punës, një aleancë me popullin na e bëjnë krejtësisht pa interes këtë temë  diskutimi për sa i takon perspektives së një koalicioni.  Nuk kemi asnjë arsye që të mendojmë në këtë drejtim. E përjashtoj”, tha Rama.

Kryeministri i vendit gjithashtu u ndal tek debati për Reformën Zgjedhore, për të cilën tha se PS-ja nuk do të pranojë propozimet që vijnë nga Partia Demokratike, transmeton EN.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk janë një sakrificë, por janë një detyrim. Zgjedhjet të lira dhe të ndershme Shqipëria ka pasur prej disa raundesh, sigurisht cilësia e tyre ka qenë në përmirësim dhe duhet përmirësuar më tutje. Këtu nuk bëhet fjalë për të pranuar propozimet e opozitës, këtu bëhet fjalë për të dakordësuar rekomandimet e OSBE-ODIHR”, shtoi Rama.

Ai foli edhe për mundësinë e riparjes së reformës në drejtësi dhe për akuzat e PD-së mbi tenderat sekretë për blerjet e pajisjeve mjekësore.

“Jo nuk ka vend për të ri-parë reformën në drejtësi sot për sot, përderisa duhet ta zbatojmë dhe nëse do ketë vend për ta ri-parë do të diskutohet me bashkautorët. Tenderat sekretë nuk ekzistojnë. Si mund të jenë sekret tenderat që bëhen me pjesëmarrjen e shumë operatorëve. Juve investigoni dhe nëse gjeni diçka tjetër, bujrum na e bëni me dije”, shtoi Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button