I mbijetoi gripit spanjoll dhe 3 luftërave, 113 vjeçarja u shërua nga virusi korona

Kjo është gruaja më e moshuar në botë e cila ka arritur të fitojë betejën me COVID-19.

113 vjeçarja nga Spanja, nënë e 3 fëmijëve u infektua nga koronavirusi në prill dhe ka qëndruar në vetizolim në shtëpinë e saj, transmeton OraNews.

Maria Branyas është me origjinë nga ShBA, San Francisko dhe ka arritur të mposhtë gripin spanjoll në vitet 1918-1919, dy luftërat botërore dhe luftën civile në Spanjë nga 1936-1939.

Sipas asaj që shkruan Daily Mail, ajo do të jetë pjesë e ekzaminimeve se si ka arritur që t’i mbijetojë virusit, duke qenë se kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Maria tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe shprehet se ka kaluar situata edhe më të vështira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button