Presidenca: Kërkohet mendim nga tre institucione për mbajtjen e zgjedhjeve

Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski sqaroi se në takim e liderëve u vendos që para përcaktimit të datës për mbajtjen e zgjedhjeve, të kërkohet mendim nga Komisioni Shtetërore i Zgjedhjeve, nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe nga Zyra e OSBE/ODIHR, transmeton Portalb.mk.

Presidenca njoftoi se në fillim të javës së ardhshme do të ketë përsëri takim të liderëve.

“KSHZ nevojitet që të dorëzojë mendim për afatet kohore të cilat i nevojiten për përfundimin e procesit të zgjedhjeve, ndërsa gjithashtu do të kërkohet edhe mendim nga Zyra e OSBE/ODIHR për kornizën kohore në të cilën mund të dërgojnë mision vëzhgues për zgjedhjet”, deklaruan nga presidenca.

Sa i përket shëndetit të qytetarëve, që liderët e vlerësuan si prioritetin kryesor në këtë kohë, presidenca sqaroi se do të kërkohet mendim nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

“Kërkohet mendim nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sa i përket masave dhe protokolleve të cilat duhet të respektohen gjatë mbajtjes së proceseve të zgjedhjeve në kohë të pandemisë KOVID-19”, deklarojnë nga presidenca.

Ndryshe, pa marrëveshje për datën e zgjedhjeve ka mbaruar takimi i liderëve në vilën Vodno.

Në takim marrin pjesë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

LEXO: Liderët e partive nuk arritën marrëveshje për datën e zgjedhjeve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button