RMV, MPB në 24 orët e fundit ka evidentuar 112 persona të cilët nuk kanë mbajtur maskë

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka evidentuar 112 persona të cilët e kanë shkelur masën qeveritare për mbajtje të obligueshme të maskës. Mos mbajtja e maskës në hundë dhe gojë, dënohet me gjobë prej 20 eurove, njofton Portalb.mk.

Qytetarët mund të ndalen nga nëpunësit shëndetësor në çdo vend publik, nëse nuk mbajnë mbrojtje personale. Mbulimi i hundës dhe gojës është i domosdoshëm gjatë lëvizjes nëpër të gjitha vendet publike të mbyllura, si dhe në hapësirat e hapura publike siç janë: tregjet, qendrat e hapura tregtare, stacionet e autobusit dhe rrugët e ngushta.

Ndërkohë, të gjithë  personat juridik janë të obliguar që në selitë, filialet dhe objektet që kryejnë veprimtarinë e tyre, të sigurojnë mbajtjen e pajisjes personale mbrojtëse për të gjithë personat fizik që hyn si vizitor në këto hapësira, ndërsa i cili nuk do të mbajë pajisje personale mbrojtëse. Personat juridik  të cilët nuk do të sigurojnë pajisje mbrojtëse për punëtorët, mund të dënohen me gjobë në vlerë prej 2000 eurove, ndërsa personave përgjegjës do t’i shqiptohet gjobë në vlerë prej 1.000 euro.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button