Shekerinska: Në gjendje të jashtëzakonshme pa Kuvend shumë çështje mbeten të hapura

Në gjendje të jashtëzakonshme pa Kuvend, shumë çështje mbeten të hapura, Si Qeveri treguam se nuk dëshirojmë të jemi Qeveri pa kontroll demokratik, përkundrazi se dëshirojmë sa më parë t’i kthehemi atij normaliteti demokratik, nëse jeta, dukshëm, duhet për një kohë më të gjatë të na ndryshohet. Prandaj, takimi i liderëve pres t’i hapë por edhe t’i zgjidhë çështjet e hapura, sepse si shtet nuk guxojmë t’i lejojmë vetes shumë kohë të humbur.

Këtë sot e theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska gjatë vizitës në kazermën e Kumanovës, e pyetur për pritjet e veta nga takimi i liderëve të partive te presidenti Stevo Pendarovski.

“Mendoj se kjo që po përballemi me më të vështirën në krizë, në mënyrë efikase, të shpejtë dhe racionale e rriti besimin e qytetarëve në shtetin e tyre dhe në institucionet tona, posaçërisht në një sferë e cila më parë ishte mjaft e kritikuar, ai është sistemi shëndetësor.  Pamë se kemi dituri, kemi profesionalizëm dhe nëse mbështetemi tek profesionistët, rezultate do të ketë. Qytetarët tani e presin profesionalizmin dhe efikasitetin e njëjtë edhe nga liderët politikë. Janë të lodhur nga zvarritja e problemeve të njëjta dhe dëshirojnë të shohin se sistemet funksionojnë.  E tërë bota jeton në rrethana të ndryshuara, e kemi të qartë se kjo epidemi tani e kaloi pikun dhe treguam dhe ia dolën ta heqim pikun që të mos na ndodhin pamjet që i pamë në Itali dhe në Spanjë”, theksoi Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button