Nëse pranohet kompromisi, do të quhemi “Republika Veriore e Maqedonisë”

Propozimi i fundit i ndërmjetësuesit për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Mathew Nimetz, në New York gjatë takimit me negociatorët e dy palëve, Jolevski dhe Vasilakis, ka qenë “Republika Veriore e Maqedonisë” bën të ditur revista maqedonase “Gragjanski”.

Emri i propozuar do të përdorej në të gjitha organizatat ndërkombëtare, ndërsa emri kushtetues do të mbetej për përdorim të brendshëm dhe për marrëdhëniet bilaterale me shtetet që do të dëshirojnë të vazhdojnë ta përdorin atë.

Ndërsa në letërnjoftim propozohet të qëndrojë – “Nënshtetas i Republikës Veriore të Maqedonisë”, ndërsa e njëjta formulë është parashikuar edhe për gjuhën – “gjuhë zyrtare e Republikës Veriore të Maqedonisë”.

Tani për tani Shkupi dhe Athina zyrtare nuk janë shprehur as pro as kundër këtij propozimi për kompromis. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button