Në zemrën e Sharrit gjendet atraksioni i fshehur turistik, “Stanet e Shipkovicës” (FOTO+VIDEO)

Edhe pse nuk ka det apo kushte jashtëzakonisht luksoze, Maqedonia e Veriut ofron kushte të mira për zhvillimin e disa llojeve të turizmit, sidomos atij malor. Ne vizituam “Stanet e Shipkovicës”, të cilat gjenden në një nga malet më të mëdha në Ballkan, Sharrit. Të dashuruarit pas malit kërkojnë investim në këtë lloj të turizmit kurse nga Sektori për Turizëm në Tetovë, na thanë se për këtë ju nevojiten mjete financiare, shkruan Portalb.mk.

Gazetari i Portalb.mk bisedoi me një nga të zotit e staneve të bukura të cilat gjenden në një pjesë të fshehur, rreth 15 kilometra larg Tetovës, sipas tij, njerëzit tanimë kanë filluar ta zbulojnë këtë atraksion të fshehur dhe se dita e ditës rritet numri i vizitorëve në këtë vend.

Stanet e Shipkovicës, mali Sharr.
Stanet e Shipkovicës, mali Sharr.

“Të gjithë që posedojnë stane janë të Shipkovicës, janë bjeshkët tona. Shumë njerëz nuk e din këtë vend për shkak se është pak i fshehur, tani kanë filluar ti zbulojnë bukuritë e staneve tona dhe vijnë e vizitojnë, sidomos gjatë stinës së verës, për shkak se këtu përveç pjesës së natyrës, është edhe shumë freskët” tha një nga pronarët e disa staneve në bjeshkët e Shipkovicës.

Ai na informoi se këto stane përdoren për arsye ekonomike, gjegjësisht ai tha se “gjatë stinës së verës në këto bjeshkë mblidhet boronicë të cilat më pas i shesim në qytet, gjithashtu këtu prodhohet djathë, qumësht dhe kos”.

Sadik Abdirahimi, një nga themeluesit e grupit “Peaktrip” të cilët vazhdimisht promovojnë turizmin malor përmes organizimeve të ndryshme theksoi rëndësinë e këtij lloji të turizmit, sipas tij, përveç skijimit në Kodrën e Diellit, Sharri ofron shumë qendra turistike të vogla të cilat mbase ende janë të pazbuluara.

“Turizmi malor në pjesën e masivit të Sharrit që bën pjesë në Republikën e Maqedonisë Veriore ka potencial zhvillimor por është çështje diskutabile se kur do të fillojnë investimet e këtij profili.

Qasja kryesore vjen nga qyteti i Tetovës drejt qendrës së skijimit Kodra e Diellit që dikur u njiheshe si një ndër qendrat me potencial rekreativo sportiv të ranguar në nivel evropian kurse sot e dështuar dhe pa asnjë plan zhvillimor në afat të gjatë kohor.

Sadik Abdirahimi, themelues i "Peaktrip".
Sadik Abdirahimi, themelues i “Peaktrip”.

Por krahas kësaj mungese investimi kanë lulëzuar disa mini qendra turistike që gjenden afër Kodrës së Diellit një ndër ato janë Stanet e Shipkvovicës, mundi dhe sakrifica individuale e disa personave që të ruajnë këtë zonë të gjelbërt ka rezultuar e suksesshme madje investimi minimal i disa bujtinave të vogla ka ndihmuar që të hijeshojnë edhe më shume këtë qendër të vogël turistike” tha Sadik Abdirahimi për Portalb.mk.

Ai tha se koha më e përshtatshme për të vizituar Stanet e Shipkovicës është në fillim të Pranverës dhe fillimin e Vjeshtës, sipas tij, qytetarët lirisht mund të planifikojnë që një pjesë të pushimeve verore ti kalojnë në këto bjeshkë.

Shumë flitet për mundësitë që mali Sharr i ofron dhe bukuritë e këtij masivi, ndërsa shumë pak investohet në promovimin dhe përmirësimin e kushteve të pikave të mundshme turistike të këtij mali, i cili cilësohet si një ndër më të mëdhenj në Balkan.

Sipas zëvendës udhëheqësit të Sektorit për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe Promovim të Turizmit Komunën e Tetovës, Irfan Odai, projekte për zhvillimin e turizmit malor ka, mirëpo nevojiten mjete financiare të cilat sigurohen nga shteti apo donator të jashtëm.

“Ne strategjinë për zhvillim lokal ekonomik janë të parapara edhe disa projekte e çka ndërlidhen me zhvillimin e turizmit malor dhe te zhvillimit te fshatrave,por për këto projekte duhet edhe mbështetje financiare nga shteti apo donator te jashtëm” theksoi Irfan Odai.

Megjithatë, ai na informoi se kohës së fundit në këto bjeshkë kanë filluar ndërtime të ulëta, të cilat më pas legalizohen dhe funksionojnë si objekte hotelierike.

Fshati Shipkovicë gjendet në perëndim të pollogut, përgjatë rrugës Tetovë-Kodra e Diellit dhe ka gjithsej 4200 banorë, shumica prej tyre aktualisht gjenden në shtetet e Bashkimit Evropian, kurse ata që kanë ngelur, kryesisht merren me bujqësi dhe tregti, edhe atë në bjeshkët e bukura të këtij fshati.

Stanet e Shipkovicës, mali Sharr.
Stanet e Shipkovicës, mali Sharr.

Ndryshe, në fund të pjesës veriperëndimore të territorit të Republikës së Maqedonia ndodhet “Mali Sharr”, një nga më të lartët dhe sipas sipërfaqes është një nga më të mëdhenjtë  në Ballkan. Mali i Sharrit mbulon afro 1.600 kilometra, i saj pika më e lartë është maja e Titos në 2,747 masl. Në kurrizin malor gjejmë rreth 23 maja duke arritur mbi 2.500 m lartësi.  Majat e pandërprera të këtij mali janë ngjitur njëra pas tjetrës duke formuar forma e “sharrës”, si origjina tregon origjinën e këtij zinxhiri duke e emërtuar me Mali i Sharrës. (“Sharrë- Shqiptar ”- sharrë), (shitje” mali- shqiptare “). Kjo është pasuria e jonë që na karakterizon si popull, por më fatlumët jemi ne të qytetit të Tetovës që e kemi pranë vetëm për disa minuta qasje deri në fshatrat malorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button