A do të mund të gjejnë punë lehtë qytetarët e Maqedonisë së Veriut në Gjermani?

Mbetet akoma e paqartë nëse ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Horst Zehofer, do të synoj vazhdimin e rregullës për Ballkanin Perëndimor për qasje më të lehtë të punëtorëve të këtij rajoni në tregun e punës në Gjermani, shkruan DW, transmeton Portalb.mk.

Fillimisht, Ministria është deklaruar për vazhdimin e kësaj rregulle, arsye për ndryshimin eventual të këtij qëndrimi, sipas agjencisë gjermane DPA, mund të jetë rritja e numrit të të papunësuarve në Gjermani, si pasojë e masave për parandalim të virusit korona. Nga burime të grupit parlamentarë të partive të Unionit, CDU dhe CSU, bëhet e ditur se gjatë kësaj jave, do të formulohet pozicioni final. Sipas zëdhënësit të grupit parlamentar të Unionit, për çështje të politikës së brendshme, Matijas Midelberg nga CDU, më e logjikshme është që të punësohen më shumë refugjatë me status të pranuar.

Në rast të vazhdimit të rregullës për Ballkanin Perëndimor, nuk pritet konflikt me Ministrinë e Punës, e cila i ka kompetencat kryesore rreth kësaj çështje.

Nga janari i vitit 2016, qytetarët nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, BeH, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova, mund të marrin vizë pune në Gjermani edhe pa njohjen e gjuhës gjermane dhe pa kualifikime më të larta të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button