fbpx

Në transport ndërurban udhëtohet dhjetë herë më shumë me taksi sesa me tren

Në vend të udhëtohet me trena dhe autobusë, siç udhëtohet gjithandej nëpër Evropë, vendi ynë është një nga të paktët në të cilin transporti me taksi ngadalë po bëhet mjeti kryesor i transportit në transportin ndërurban. Të dhënat e Entit shtetëror statistikor për vitin 2019 tregojnë se trenat dhe autobusët janë gjithnjë e më pak tërheqës për pasagjerët, kështu që drejtuesit e taksistëve po marrin epërsinë në transportin midis qyteteve, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk. 

Vitin e kaluar me taksi në transportin ndërurban janë transportuar rreth 5.102. 000 pasagjerë. Për dallim prej tyre, me autobus, në vitin 2019 në trafikun ndërurban kanë udhëtuar 5.827.000 pasagjerë, ndërsa transportin hekurudhor e kanë shfrytëzuar vetëm 549.000 pasagjerë. Statistikat për dekadën e kaluar tregojnë se transporti ndërurban me taksi zakonisht shkonte midis 2 dhe 4 milionë pasagjerë në vit, për ky numër shënoi rritje drastike gjatë viteve 2018 dhe 2019.

Besimi i shtuar në transportin me taksi mund të shpjegohet me uljen e vazhdueshme të numrit të trenave të udhëtarëve në trafikun e brendshëm hekurudhor, si dhe me uljen e cilësisë së transportit të autobusëve. Për shkak të joatraktivitetit të hekurudhës dhe infrastrukturës së pazhvilluar, pasagjerët detyrohen të zgjedhin ndërmjet transportit me autobus dhe taksi. Vitin e kaluar pati një aksident me autobus afër Llaskarcë, i cili nga ana tjetër rezultoi me rritje të mosbesimit te pasagjerët në transportin e autobusëve, që edhe ashtu kishte ekzistuar për shkak të autobusëve të mbingarkuar në linja të caktuara dhe flotës së vjetër.

Nga ana tjetër, numri në rritje i udhëtarëve në transportin me taksi kontribuon në uljen e çmimeve të tij, të cilat gradualisht bëhen konkurruese me llojet e tjera të transportit. Drejtuesit e taksistëve i dërgojnë gjithmonë pasagjerët në destinacionin e tyre përfundimtar dhe në kohën më të shpejtë, problem për të cilin “Meta.mk” ka shkruar tashmë për disa herë. Ndarja e taksive për udhëtime midis qyteteve të afërta është praktikë që po përdoret gjithnjë e më shumë nga qytetarët tanë.

Sidoqoftë, kjo tendencë në vendin tonë është larg nga përvoja në vendeve anëtare të BE-së, ku stimulohet përdorimi i transportit masovik  për transport publik. Transporti me taksi mundëson bartjen e një numri të vogël të pasagjerëve, është më i shtrenjtë, ndërsa numri i pasagjerëve të transportuar me një tren është ekuivalent me numrin e qytetarëve që mund të udhëtojnë në dhjetëra taksi. Si rezultat, rritet ndotja e ajrit, rriten turmat e trafikut në qytete si dhe rreziku i aksidenteve, ndërsa zvogëlohet edhe numri i hapësirave të parkimit në dispozicion në zonat e populluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button