Rasti “I fuqishmi”, Postieri nuk mund ta gjëjë Antonio Milloshoskin që ta njoftojë sipas ligjit se ka përfunduar hetimi

Prokurorja Fatime Fetai ka përfunduar para tre muajve hetimin kundër deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, por postieri, por postieri nuk mund ta gjejë atë që t’ia dorëzojë njoftimin. Sipas ligjit, pa pranim të ftesës, nuk mund të ngritët aktakuzë ndaj një të dyshuari, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Milloshoski është marrë në pyetje nga ana e prokurorisë më 16 tetor të vitit 2018. Të dyshuar në këtë rast, që prokurorja Fetai ka hapur më 18 mars, përveç Milloshoskit, është edhe babai i tij, ish kryetari i Komunës Makedonski Brod dhe 11 persona të tjerë.

Në rastin  “I fuqishmi”, Milloshoski ngarkohet për vepër penale mashtrim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë shitjes jo-ligjore të pronës shtetërore në komunë, me çka, sipas PSP-së, kanë bërë dëm të përgjithshëm me vlerë prej 50.000 euro. Megjithatë, sipas saj, deputeti dhe kryetari i komunës i kanë hutuar këshilltarët që të shitet prona e komunës e cila i është ndarë për shfrytëzim babait të deputetit (Milloshoskit) për 30 vjet nga këshilli paraprak, me qëllim që të bëjë biznes.

Ky hetim përfshin edhe vepra të tjera të në lidhje me fuqinë e Milloshoskit si deputet. Një pjesë e rastit “I fuqishmi”, ka të bëjë për lustrimin e porositur te kryetari i atëhershëm i Komisionit për Lustrim, Tome Axhiev për gjykatësin nga Kërçova, Dragan Bileski.

Komisioni e ka prishur vendimin në vitin 2010 të sjellë për gjykatësin Bileski, dhe ka sjellë vendim, ku i njëjti shpallet kodosh. Procedurën për shpalljen e Bileskit si kodosh e ka nisur deputeti Milloshoski, i cili në “bomba” dëgjohet se si flet me Axhievin, ku i thotë se do të gjejnë person të tretë të interesuar, i cili do të dorëzojë kërkesën. Pas kësaj, Axhiev dëgjohet teksa i premton Milloshoskit se do ta rregullojnë gjykatësin.

Më 15 tetor edhe Axhiev u mor në pyetjet nga PSP.

Paralelisht me procedurat hetuese kundër tij, Milloshoski zhvillonte negociata në emër të VMRO-DPMNE-së për Ligjin për Prokurori Publike, i cili hyn në fuqi më 30 qershor të këtij viti. Sipas ligjit të ri, bisedat e përgjuara nuk vlejnë më si dëshmi.

Jo zyrtarisht, në lëndën “I fuqishmi”, ka dëshmi nga biseda të përgjuara të Milloshoskit, se si është zhvilluar manipulimi për blerjen e pronës shtetërore. Nëse postieri nuk e gjen Milloshoskin deri më 30 qershor, ato dëshmi nuk do të vlejnë më kundër tij dhe kundër të dyshuarve të tjerë.

Milloshoski është bartës i listës së deputetëve të VMRO – DPMNE në njësinë e pestë zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button