Më në fund Tetova nisi të mbledh mbeturinat

Arrihet marrëveshje për grevën katër ditore të punëtorëve të higjienës në Ndërmarrjen publike Komunale të Tetovës. 

Sipas drejtorit të Ndërmarrjes Publike Komunale Ajet Murati, gjatë ditës së djeshme punëtorëve iu janë lëshuar tri rroga dhe ka filluar pastrimi i qytetit ndërsa mbetet që brenda javës të lëshohet edhe rroga e katërt e tyre dhe greva e tyre të përfundojë.

“Ne arritëm që t’ua japim rrogën por është e vërtetë se jemi edhe një rogë Brenda, por jemi në kontakt të drejtpërdrejtë edhe me kreun e komunës dhe me kalimin e kohës dhe po bëjmë çmos që deri javën e ardhshme tu bëjmë pagesat e krejt rrogave që duhet”, deklaroi  Ajet Murati, drejtor i NPK “Tetova”.

Rreth njëqind e tridhjetë punëtorë të ndërmarrjes publike komunale për katër ditë me radhë ishin në grevë me të vetmin qëllim që atyre t’u jepen rrogat dhe kontributet të cilat nuk u janë dhënë tashmë tre muaj./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button