fbpx

RMV, Besimtarët falën namazin nëpër xhami, duke respektuar masat mbrojtëse nga COVID-19

Besimtarët mysliman, pas pothuajse dy muajve, sot u janë rikthyer kryerjes së obligimeve fetare kolektive nëpër xhami, pasi Bashkësia Fetare Islame, ka rihapur sot dyert e xhamive për besimtarët. 

Besimtarët në xhami pasi BFI mori vendim për hapjen e xhamisë gjatë kohës së pandemisë (12.05.2020)

Megjithatë, besimtarët që falën namazin në xhami, si anjëherë më parë, i janë nënshtruar rregullave dhe masave të veçanta. Ato janë falur në oborre dhe hapësiat e jashtme të xhamive, me maska, sexhade personale dhe duke mbajtur distancën e paraparë në bazë të rekomandimeve për mbrojtje nga COVID-19, njofton Portalb.mk.

Besimtarët në xhami pasi BFI mori vendim për hapjen e xhamisë gjatë kohës së pandemisë (12.05.2020)
Besimtarët në xhami pasi BFI mori vendim për hapjen e xhamisë gjatë kohës së pandemisë (12.05.2020)
Besimtarët në xhami pasi BFI mori vendim për hapjen e xhamisë gjatë kohës së pandemisë (12.05.2020)
Besimtarët në xhami pasi BFI mori vendim për hapjen e xhamisë gjatë kohës së pandemisë (12.05.2020)

Myftinia e Shkupit dje u dërgoi edhe një letër qarkore xhamive, me masat e rekomanduara për mbrojtje gjatë faljes së namazeve.

Myftinia e Shkupit mes tjerash, obligon që këshillat e xhamive dhe nëpunësit fetare, për çdo ditë të dezinfektojnë dhe pastrojnë xhamitë, pas përfundimit të çdo namazi të ajrosen hapësirat e xhamive, të mbyllen abdes’hanet, shatërvanët dhe toaletet e xhamive, të vendosen dezinfektues në hyrje të xhamive, për faljen e namazit të adaptohen oborret, të vendosen pika orientuese brenda xhamisë për ruajtje të distancës.

Në kuadër të masave të ndërmarra dhe rekomandimeve të autoriteteve shtetëror, BFI më 17 mars vendosi që të pezullojë faljen e namazit të organizuar me xhematë nëpër të gjitha xhamit, megjithatë muezinët e xhamive do ta thirrin ezanin në çdo kohë të namazit. Me vendim të BFI-së, u pezullua edhe falja e xhumasë nëpër të gjitha xhamitë e vendit.

Më 8 maj, BFI solli vendim që xhamitë të rihapen për kryerjen e obligimeve fetare kolektive. Prej këtu thanë se, vendimi është sjellë me rastin e përmirësimit të gjendjes shëndetësore në vend dhe uljes së numrit të të infektuarve si dhe, me kërkesat e 13 Muftinive, të cilat janë të bazuara në kërkesat e xhematëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button