Rritje e të infektuarve me koronavirus në Gjermani

Gjermania ka raportuar 933 raste të reja të infektuar me koronavirusin e ri në vetëm 24 orët e fundit. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet shëndetësore në Gjermani.

Sipas  Institutit Robert Koch, agjencia kombëtare për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, kjo është një rritje e madhe e infektimeve krahasuar me një ditë më parë ku ishin vetëm 357 raste të reja. Kështu numri total i të infetkuarve në Gjermani ka shkuar në 170 508 raste, transmeton TCH.

Shkalla e riprodhimit të koronavirusit në Gjermani ka qenë mbi 1 për tre ditët e fundit radhazi, tha instituti.

Një normë prej 1 do të thotë që mesatarisht, çdo person i infektuar po infekton një person tjetër.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar më parë se nëse numri – i njohur edhe si vlera R0 – rritet mbi 1, sistemi shëndetësor i vendit përfundimisht do të rëndohej.

Instituti tha se është shumë herët për të treguar nëse virusi po rritet përsëri për shkak të paqartësive statistikore.

“Rritja e (shkallës së riprodhimit) bën të domosdoshme që të vëzhgohen me kujdes zhvillimet në ditët në vijim,” shkroi instituti në të dhënat e tij të përditshme.

Grupime të reja: Merkel paralajmëroi të hënën se ndërsa Gjermania po lehtëson kufizimet e bllokimit, mbetet “e rëndësishme për njerëzit që të mbajnë distancën sociale”, duke u bërë thirrje qytetarëve që ” t’u përmbahen urdhërimeve ”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button