Microsoft do të kopjojë një veçori të Gmail në Outlook

Me funksionin e parashikimit të tekstit, Outlook.com dhe Outlook për Ueb do të plotësojnë fjalinë ndërsa përdoruesi shkruan me sugjerime të ndryshme.

Microsoft do të kopjojë një veçori të Gmail në Outlook
Microsoft është duke punuar në një opsion të ri për parashikimin e tekstit për Outlook që është i ngjashëm me Smart Compose të Gmail, transmeton PCWorld Albanian.

Me funksionin e parashikimit të tekstit, Outlook.com dhe Outlook për Ueb do të plotësojnë fjalinë ndërsa përdoruesi shkruan me sugjerime të ndryshme.

Sipas raportimeve Microsoft mendon ta sjellë drejt fundit të muajit. Gjithashtu është duke punuar në një opsion “send later” për dërgimin e mëvonshëm të e-mail-eve.

Do të ishte një opsion i volitshëm sidomos kur sapo jeni ngritur nga gjumi dhe duhet të kujtoheni për dërgimin e një e-mail-i pune. Microsoft tha se ky opsion vjen drejt fundit të muajit Qershor ndërsa opsioni për parashikimin e tekstit në muajin Maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button