Zbutje e kujdesshme e masave, Franca fillon të rihapet

Franca ka nisur me kujdes zbutjen e kufizimeve me miliona persona që mund të kthehen tani në punë pas tetë javësh izolim. Dyqanet po rihapen, shumë nxënës po kthehen në shkollat fillore dhe njerëzit nuk do të duhet të kenë më çertifikata udhëtimi kur të dalin nga shtëpitë. Por, disa pjesë të vendit, përfshirë kryeqytetin Paris, mbeten nën kontrolle të rrepta, me vendin e ndarë në zona të gjelbra dhe të kuqe.

Qeveria ka publikuar një plan të detajuar se si Franca do të dalë nga izolimi. Maskat janë të detyrueshme në transportin publik dhe shkollat e mesme që do të hapen javët e ardhshme. Dyqanet po ashtu mund ti kërkojnë klientëve të hyjnë në to me maska. Qeveria është përballur me kritika për mënyrën se si e ka menaxhuar krizën, transmeton TCH.

Presidenti Emmanuel Macron fitoi mbështetje të gjerë për vendosjen e kufizimeve më 17 mars. Por shumëkush e ka kritikuar reagimin që atëherë. Më shumë se 26 mijë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në Francë që nga 1 marsi, nëj nga shifrat më të larta kjo në Evropë. Shumë vende të tjera po ashtu kanë zbutur kufizimet të hënën.

Belgjika ka rihapur dyqanet por nën rregullat e distancimit social. Holanda ka hapur libraritë, parukeritë dhe autoshkollat ndërkohë që pjesërisht ka hapur edhe shkollat fillore. Në Zvicër, shkollat fillore dhe të mesme rihapën dyert por me numra të reduktuar nxënësish ndërsa restorantet libraritë dhe muzetë po ashtu rinisën aktivitetin.

Në Spanjë, janë lejuar mbledhjet deri në 10 persona dhe disa restorante mund të hapin dyert nëse garantojnë rregullat e distancimit social. Austria, Danimarka, Gjermania dhe Italia po ashtu kanë nisur heqjen e masave të izolimit më herët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button