fbpx

BDI do të zgjedh mes Ramiz Merkos dhe Murat Limanit për Strugën

Jozyrtarisht Portalb mëson se  në takimin që sapo mbylli Kryesia e degës së BDI-së në Strugë, si kandidatë për kryetar të Komunës së Strugës, janë propozuar  Ramiz Merko dhe Murat Lumani. Ndërkohë, u është lënë kohë nëndegëve që edhe këto struktura të propozojnë në ditët në vazhdim nominime të cilat mund të merren në konsiderat nga ky organ partiak.

Për shef të shtabit zgjedhor komunal është zgjedhur Nedim Ramizi zv/ministri i Financave që përfaqëson nëndegën më të madhe të kësaj partie atë të Llabunishtit.?

Sipas vendimit më të fundit të BDI-së, dëgëve u është rezervuar e drejta që të propozojnë minimum dy edhe më shumë kandidatura për kryetar Komune,  propozime të cilat më tutje do të selektohen nga Kryesia qendrore e BDI-së./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button