RMV, Procedurë hetuese dhe propozim për paraburgim për 27 vjeçarin e dyshuar për vrasje

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup propozoi paraburgim dhe urdhëroi hetim kundër 27-vjeçarit, të dyshuar për vrasje, të cilën e ka kryer të dielën në orët e para të mëngjesit në shtëpi në rrugën “Pero Nakov” gjatë dhunës familjare.

Prokuroria Publike kumtoi të hënën se i dyshuari me qëllim e ka privuar nga jeta gruan, me të cilën jetonte në familje të përbashkët dhe me të cilën kishte marrëdhënie të ngushta personale, njofton Portalb.mk.

“Ai me goditje të shumta me duar dhe këmbë në kokë dhe në tërë trupin shkaktoi më shumë lëndime trupore – hematoma nga të cilat, tek ajo është zhvilluar tronditje traumatike dhe ka pësuar vdekja”, njofton Prokuroria.

Pasi që ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun e arratisjes, ekziston frikë e bazuar se i dyshuari mund të fshehë gjurmët e krimit ose të pengojë procedurën penale, duke ndikuar në dëshmitarë, si dhe rrethana të veçanta që tregojnë se ai mund të përsëris krimin, prokurori publik kompetent i propozoi gjyqtarit në procedurën paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup të përcaktojë masën e paraburgimit për personin e dyshuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button