Danimarkë, liga e futbollit do të rifillojë më 28 maj

Danimarka ka vendosur të rihapë ligën e saj të parë të futbollit në fund të muajit maj pasi kufizimet kundër koronavirusit të ri (COVID-19) u lehtësuan në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Super Liga daneze 3F do të fillojë më 28 maj me një ndeshje të prolonguar, thanë organizatorët në një deklaratë në faqen e internetit.

Lojërat në Danimarkë do të zhvillohen pas dyerve të mbyllura për arsye shëndetësore dhe sezoni i rregullt pritet të përfundojë më 26 korrik.

Pas raundit të rregullt, Superliga do të përfundojë me finalen play-off për fushatën e Ligës Evropiane UEFA më 29 korrik.

Superliga u pezullua në muajin mars për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button