Arsimi pas pandemisë: Nga sfida në mundësi për transformim

Sistemi i arsimit, i lënë në rend të fundit të prioriteteve të shtetit, me pandeminë jo vetëm që u gjunjëzua por edhe u thye tërësisht. U hapën shumë dilema rreth implementimit të mësimit onlinë si dhë reth vlerësimit të nxënësvë dhe studentëve mirëpo kjo, cuditërisht, nuk shqetësoi shumë prindërit dhe palët tjera të interesuara. Eshtë më se evidente se ky diskurs i krijuar me pandeminë është një mundësi tejet e mirë për të krijuar ndryshime inovative në shërbim të studentëve dhe nxënësve.

Studiuesit e arsimit anembanë botës kanë nisur të punojnë dhë të planifikojnë zhvillimin e arsimit për të ardhmën e afërt. Shumë shtete kanë vendosur që të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj arsimit të brezave të rinj, vecanërisht duke u fokusuar në krijimin e kurikulave te bazuara ne teknologji dhe zhvillim te shkathtësive per jetë (life skills). Pasi që secili shtet e ka një kontekst të vecantë nga i cili duhet rishikuar qasja ndaj zhvillimit të arsimit, kësisoj edhe Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të mobilizon dijen dhe përvojën e njerëzve që njohin kontekstin për të hapur kapituj të ri në arsim dhe të implementojnë një stratëgji për shkollim të gjeneratës digjitale apo gjeneratës e cila shkollohët për të funksionuar në kohën e intelegjencës artificiale.

Mark Esposito dhe Terence Tse, bashkëthemelues të Nexus FrontierTech, një studio për hulumtimë dhë zhvillim të intelegjencës artificiale (AI), si dhë profesor universitar ne Harvard, respektivisht në ESCP në Londër, paraqesin vizionin e tyre për shkollim të gjeneratës që momentalisht gjendet nëpër klasa. Fillimisht ata thuan që sistemi aktual i shkollimit është i vjetërsuar, jo i përshtatshëm dhe jo-funksional, bile edhe i rejshëm dhe iluzionar për nxenësit dhe studentët pasi që i njëjti nuk ju ofron zhvillim personal dhe profesional të duhur për kohën që jetojmë. Ata e quajnë këtë model të shkollimit si “model i fabrikës” i cili ju ofron studentëve dhe nxënësve të mësojnë teori dhe shkathtësi në një sistem arsimi të rreptë për të punuar si shërbyes publik në kohën Viktoriane, atëher kur edhe i njëjti ka qenë fillimisht i dizajnuar.

Amfiteater, shkolla, universitet
Auditorium i zbrazet,
Photo: Pexels

Këtu nuk mbëtët edhe shumë për të diskutuar për të kuptuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Unioni Europian, dhe shumë vende tjera të botës balafaqohen me sfida për të cilat flasin Esposito dhe Tse në artikulin e tyre të botuar nga univërsitëti MIT në SHBA. Këto shtete janë duke kaluar nëpër një proces të rëndësishëm të rishikimit dhe ridizajnimit të sistemeve të tyre të shkollimit pasi që i vetmi segment që nuk ka pësuar inovacion në shtetet e zhvilluara është sistemi i asimit.

Mundemi lirisht të themi që shtetet si SHBA-të, Unioni Europian në përgjithsi, Kina, apo edhe Australia, kanë përjetuar një kërcim kuantik (origjinal: Quantum Leap) apo një zhvillim të hovshëm teknologjik i cili ka ndikuar në përmirësimin e jetesës së njërëzve dhe në shumë raste ka ndikuar në kualitetin e jetesës dhe jetëgjatësinë në ato shtete. Mirëpo, është shumë e rëndësishme të ceket që përkundër krejt këtyre avansimeve të hovshme, arsimi ngelën i pazhvilluar në krahasim me zhvillimet tjera. Shumë shkollarë dhe studiues të arsimit paralajmërojnë që pa zhvillim të arsimit nuk do të ketë qëndrueshmëri edhe në zhvillimin teknologjik, apo edhe më keq, zhvillimi teknologjik në përgjithsi apo ai i intelegjencës artificiale nuk do të jetë në përdorim nga e gjithë popullata në botë dhe si rezultat nuk do të kemi zhvillim dhe civilizim te barabartë mes njerëzve. Për më shumë, shkollarë tjerë lidhin arsimin e mirëfiltë me qëndrueshmërinë ambientaliste dhe përdorimin dhe ruajtjen e resurseve natyrore. Sipas tyre, pa shkollim të mirëfiltë nuk do të këmi uj dhe ajër të pastërt.

Në të njejtën linjë janë edhe të drëjtat e njeriut të cilat vazhdimisht cenohen nga regjime të disa shteteve, pikërisht për shkak të arsimit të cekët të njerëzvë dhe nivelit të ulët të vetëdijes. Këtu bëjnë pjësë edhe grupet e urejtjes të cilat organizohen për qëllime destruktive kundër grupeve të margjinalizuara si komunitetit LGBT, vajzave dhe grave, njerëzve me kufizime fizike, ata me sindrome, kafshëve, minoriteteve etnike apo fetare, dhe njerëzve të racës së zezë në vecanti, pa mos i haruar edhe racat tjera jo të bardha. Pra, komuniteti i studijuesve të arsimit janë të sigurt që me një arsim kualitativ dhe ekuitabël për të gjithë, grupet e urrejtjes do të minimizoheshin apo do të zhdukeshin tërësisht.

Shkollimi i mirëfilltë ngelën të jet katalizator për ndryshim në politikë, ekonomi, shoqëri, teknologji, ekologji, dhe më tej. Për fat të këq, në Maqedoninë e Veriut, shkollimi ngelën t’i takojë kohës Viktoriane. Përderisa shtetet e zhvilluara janë duke kthyer sfidat në mundësi për zhvillim, në shtetin tonë kjo jo vëtëm që nuk ndodh por edhe nuk flitet aspak për një strategji zhvillimi.

Cka duhet bërë? Pandemia e vendosi komplet sistemin e asimit në një kurth të cilin vet sistemi e kishte krijuar ndër vite. Duke mos u angazhuar për të inicuar mësim te kombinuar (online dhe fizik) me kohë, sistemi i papërgatitur u fut në kurthin e vët. Për momentin mësimi që zhvillohet online ngjason me, sic e quan Malcolm Brown, “pilotim me aeroplan duke ndërtuar të njëjtin.” Strategjia e vetme që duhet implementuar nga shkollat për të mbyllur vitin akademik duke ofruar vlerësim për nxënesit është krijimi i një skeme për vlersim holistik.

Kjo është një praktikë standarde në pedagogji e cila shpeshherë përdoret nga mësimdhënës dhe ligjerues në klasa ku egziston një raport i mirëfilltë mes mësuesve dhe nxënësve. Mirëpo, kjo do të duhët të dizajnohët nga ekspert të dikasterit përkatës dhe të diseminohet nëpër shkolla të cilat nën udhëheqje të drejtorëve do t’a implementonin në krëjt sistemin.

Foto ilustrim

Shkollimi filor është edhe më i rëndësishmi pasi që gjatë kësaj periudhe të zhvillimit të hershëm te fëmijët mundëmi të mbjëllim dashuri ndaj librit, mësimit, hulumtimit, empatisë, dashurisë, sinqeritetit, respektit ndaj tjetrit dhe për tjetrin, dhë shumë elemente tjera që janë bazë për një njëri të shëndoshë. Prandaj, qasja në arsimin fillor do të duhet të përqëndrohet në vendosjen e postulateve të reja për të shkolluar gjeneratën digjitale për vendet e punës të cilat ende nuk egzistojnë apo nuk janë krijuar.

Në kontekst global, sipas Esposito dhe Tse, 65% e fëmijëve që tash janë në shkollë fillore do të punojnë dicka që ende nuk egziston. Në një të ardhme shume te afert, mundësia e mbajtjes së nje vendi të punës për një kohë më të gjatë, apo deri në pensionim, do të bjer në nivel shumë të ulët apo do të bëhet edhe e pamundshme. Nga një studim të vitit 2017, i bërë nga platforma Upwork, shihet se njerëzit që punojnë nga shtëpia për një kompani për një vit të tërë dhe për një kompani tjetër vitin e ardhshëm, së shpejti do të përbëjnë shumicën e të punësuarve në SHBA.

Si rezultat, Esposito dhe Tse sugjerojnë që filozofia e shkollimit duhët të bazohët në:

  1. Kodim apo aftësim digjital;
  2. Komunikim apo aftësi për të komunikuar në kontekst global;
  3. Kreativitet apo në zhvillim të potencijalit kreativ që fëmijët e kanë; dhe
  4. Vetëbësim apo ngritje të vëtëbësimit te nxënësit.

Sugjerimet e Esposito dhe Tse janë më se të rëndësishme për ndryshimet që duhët të implementohen në cdo sistem të arsimit në botë, duke inkuadruar edhe shtetin tonë. Si rezultat, sugjerimi im është të bëhet një bashkëdyzim i sugjerimeve të Esposito dhe Tse me qasjen që implementon Finlanda, një shtet i cili rangohet ndër tre sistemet më funksionale në botë. Jam i vëtëdijshëm që skeptikët do të përqëndrohen te më e lëhta dhë do të thuan se ne nuk jemi Finlanda! Për ato kam vetëm një sqarim dhe ju them qe të gjithë fëmijët kudo në botë janë të barabartë pasi që krejt ata lindin me potencial të lartë. Mvaret shumë nga mundësitë që sistemi i arsimit në bashkëpunim me familjen ua ofron për t’ua mundësuar shfaqjen e potencialit. Finlanda fokuson krejt kapacitetet e saja njerëzore dhe materiale për të siguruar ngritje eksponenciale në kualitetin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në periudhën e zhvillimit të hershëm të fëmijëve.

Sistemi i tyrë bazohet në zhvillim permanent të dy shtyllave kryesore dhe ate:

  1. të mësimdhënësve; dhe
  2. të autonomisë së plotë të shkollave.

Atje pra, mësimdhënia konsiderohet si një profesion që vetëm më të ndriturit dhe të talentuarit munden t’a kryejn. Secili që don të futet në këtë profesion, pasi që të kryej studimet universitare duhet të kaloje nëpër akademinë e mësimdhënies, akademi kjo e cila fokusin e ka të prodhojë mësimdhënës të shkathët për të menaxhuar me klasat në secilën shkollë në shtet. Pra, filozofia e sistemit arsimor Finlandez bazohet në “ekuitet” apo në ofertë të barabartë të mësimit kualitativ në të gjitha shkollat në shtet, pa marë parasysh ku gjenden ato, në katund apo në qytet. Madje, Finlanda është një shtet gjeografikisht i gjërë dhë i gjatë andaj egzistojnë qyteza të vogla larg kryeqytetit më qindra kilometra. Edhe në këto qyteza mësimdhënës janë njerëz të diplomuar nga akademia qendrore në kryeqytet, me kualitet të njëjtë të mësimdhëniës sikur ato mësimdhënës në kryeqytet.

Foto ilustrim nga Kolektif.mk

Filozofia e mësimnxënies në Finlandë gjatë shkollimit të hershëm dhe themelor bazohet në lojë, respektivisht në organizim të orëve mësimore jashta klasës dukë iu dhënë mundësi nxënësve të shijojnë natyrën dhe të mësojnë. Pra, secila shkollë e udhëhequr nga drejtori, i cili është një pedagog i rangut të lartë, krijon strategjinë e mësimnxënies dhe dizajnon kurikulat e shkollës. Qasja e mësimit nëpërmjet lojës është strategji shtetërore, mirëpo secila shkollë më tej zhvillon kurikulat e saja dhe i arrin qëllimet e kurikulës duke iu mundësuar fëmijëve të zhvillojnë aftësitë e tyre të matematikës, gjuhës dhe komunikimit, bashkëpunimit, hulumtimit të natyrës, artit, muzikës, si dhe multikulturalizmit, e gjithë kjo e dizajnuar individualisht për secilin nxënës të shkollës duke pasur parasysh nevojat dhe mënyrën specifike të të mësuarit të cdo nxënësi në vecanti. Qëllimi është që këta fëmijë të rriten të lumtur dhe shkolla të jet një vënd ku ata do të duan të kthehen përsëri, për shkak se ju ofron ngrohtësi dhë dëfrim, por ëdhë përkrahjen që atyre ju nevojitet për zhvillim psiko-fizik.

Me rëndësi të ceket është se fëmijëve shkolla ju ofron ushqim të shëndetshëm për zhvillim mendor dhë fizik. Hulumtimet e fundit tregojnë që nëse nxënësit nuk ushqehen me ushqim që ka vlera të larta ushqyese për moshën e tyre mësimnxënia nuk është efektive apo edhe aspak nuk ndodh. Më tej, detyra shtëpie nxënësit nuk kanë pasi që shkolla është e interesuar që nxënësit të kenë kohë të kalojnë caste mbreslënësë me familjet e tyrë nëpërmjët eksperiencave të ndryshme familjare.

Nëse ne duam të përmirësojmë arsimin, një qasje e kombinuar dhe e dizajnuar për kontekstin tonë do të ishtë më se e përshtatshme. Koncepti i “ekuitetit” apo mundësia e drejtë për shkollim për secilin nxënës siguron mundësi për suksës për të gjithë, pa marë parasysh statusin socio-ekonomik të nxënësve. Këtë qasje une e quaj shteti për qytetarët dhë e njëjta është e mundshme nëse ka vullnet dhë guxim, por edhe më e rëndësihme, nëse ka dije. Jam i sigurt që nëse nesër nisim me dizanjimin e një strategjie shtetërore, për 4 vite do të shihnim rezultatet e ndryshimit. Qasja shteti për qytetarët jep rezultate përfundimtarë pozitive ku mandej qytetari bëhet i devotshëm për shtëtin dhe i ofron zhvillim në kapitalin më të cmueshëm – atë të njëriut. Pra, si që thash, nëse nesër i kapemi punës, pasnesër i shohim rezultatet. Shume e thjeshtë dhe e frytshme.

Shkolla e mesme është një plagë tjetër e sistemit arsimor në shtetin tonë. Ku qëndron defekti në nivelin e mesëm? Si që thash edhe më lartë, mësimi kryhet me një qasje të “modelit të fabrikës” që i përket shekulit të 19-të. Nxënësit kalojnë shumë orë në shkollë pa ushqim të shëndëtshëm, udhëtojnë nga vende të largta, nuk kanë libra të vyjshëm dhe krejt cka mbanë mend është sa shumë ka folur mësimdhënësi apo sa i njëti ka diktuar! Drejtorët të paaftë për të udhëhequr dhe për të menaxhuar kualitetin e mësimdhënies dhe mësimnxenies, të njëjtit nuk munden të sigurojnë të dhëna kualitative dhe kuantitative për procesin mësimor që të udhëheqin duke u bazuar në to, por edhe të kërkojnë ndryshime në baza të argumentuara.

Cka duhët bërë që nesër? Përsëri nevojitet një strategji shtetërore për inicim të ndryshimeve të kurikulave. Te jem i saktë, cdo strategji do të duhej te bazohet në të dhëna. Pra, mbledhja e të dhënave duhet të jet pjesë e pashmangshme e cdo strategjie nga të cilat më pas do të zhvilloheshte një matricë për zhvillim. Një skemë univerzale mirëpo e gdhendur për kontekstin specifik do të ishte ligjero më pak, mëso më shumë e cila bazohet në mësimnxënie duke i angazhuar nxënësit në komunitet. Secili nxënës duhet të bëhet pjesë integrale e shoqërisë, sic edhe sugjeron John Dewey i cili thot se arsimi duhet të përgatit nxënësit për pjesmarje etike në shoqëri, të kultivoj pamvarësi në të menduarit që nëpërmjet një diskursi kritik ata të munden të arijnë tek e vërteta për shoqërinë, gjithmonë dukë u bazuar në kërkime etike vetanake dhe kolektive. Është jetike që shkolla të përgatit nxënës të cilët do të jenë pjesmarës aktiv në proceset demokratike pas kryerjes së shkollimit.

Pra, duke u bazuar në themelet që ka vendosur filozofi i madh John Dewey si dhe duke u bazuar në praktikat më të mira në shtetet e zhvilluara, qasja e arsimit e njohur si mësim duke shërbyer i shëndron shkollat e mesme nga shkolla të mësimit të “faktevë” dhe “datave” në shkolla të bazuara në mësim përmes problemeve dhe hulumtimeve. Pra, për të diplomuar nga shkolla e mesme, nxënësit do të duhëj të prezantojnë portfoliot e tyre të punës në komunitet duke treguar se cfar impakti ka pasur puna e tyrë dhe cfar ndryshimi e njejta ka bërë në komunitet. Gjithashtu, si pjesë përbërëse e portfolios duhet të shtohet edhe udhëtimi i nxënësve për vizitë në Bashkimin Europian, i cili do të kishte karakter edukativ, me qëllim që të përmbyllet pjesa e qytetërimit dhe civilizimit. Kjo do të duhej subvencionuar nga shteti si pjesë e pakos për subvencione të projekteve inovative.

Kjo qasje parasheh kurikula tërësisht të reja ku të gjitha lëndët zhvillohen në mënyrë të kombinuar – në klasa dhe jashtë saj. Lënda e matematikës, lënda e gjuhëve si ajo Angleze, Shqipe dhe Maqedone si gjuhë të dyta dhe jo të huaja, duhen zhvilluar me një qasje ku nxënësit përdorin të njëjtat duke komunikuar me palë të cilët flasin këta gjuhë. Ne sot jetjmë në një shoqëri të segreguar skajshmërisht mirëpo pretendojmë një shoqëri të barabartë për të gjithë. Për të aritur këtë të fundit, neve na nevojitet një qasje praktike e mësimit të gjuhëvë.

Gjuha Shqipe dhe Maqedone mësohen duke i angazhuar bashkë nxënësit të punojnë në komunitët, kurse gjuha Angleze ngel të mësohet duke e praktikuar të njëjtën në angazhim me organizata ndërkombëtare të shtrira në secilin qytet, sic është për shembull organizata e korpusit të paqës, këndet Amerikane, dhe tjera. Pra, strategjia të cilën e prezantoj këtu nuk kërkon shuma maramendëse financiarë shtësë, në të kundërtën, e njejta bazohet në përdorimin e resurseve ekzistuese dhe në fuqizimin e resurseve njerëzore për të maksimizuar të njejtat.

Më tej, duhet shtuar lëndë si ajo e të shkruarit dhe integritetit akademik, lënda e shkencës, qytetërimit global, të folurit publik, angazhimi me organizata qytetare (obligative), të drejtat e njëriut dhe të grupeve të margjinalizuara, multikulturalizmi, edukimi mbi mediat dhe informacionin dhe bazat e hulumtimeve për qëllime akademike. Pra, kjo realizohet në atë mënyrë që shkollat e mesme krijojnë partneritete me komunitetin (në vecanti me organizatat qytetare dhe ato ndërkombëtare) që nxënësit të mësojnë dukë i shërbyer komunitetit. Këta shkolla të mesme do të transformoheshin në shkolla të qytetërimit dhe demokracisë pasi që të njejtat do t’i aftësojnë nxënësit për funksionim autonom në demokraci qytetare dhe i bën ato të jenë aktiv, të konsumojnë informatat publike në mënyrë kritike dhe kur të jënë të moshës, të kryejnë obligimët e tyre qytetare me dinjitet dhe kredibilitet. Lënda e qytetërimit dhe të drejtave dhe obligimeve të njeriut (lëndë e re) do të bazohej në studimin e tërthortë të kushtetutes së Republikës së Maqedonisë së Veriut krahas me funksionimin e Unionit Europian dhe institucioneve të saja.

Pra, kjo kurikulë do të bënte një ndryshim drastik në nxënien e dijes duke ligjëruar më pak mirëpo duke mësuar më shumë, si dhë duke i mbajtur nxënësit më pak të mbyllur në muret e shkollës. Kjo qasje progresive për arsimin e mesëm do të jepte frutet e veta për një kohë të shkurtë.

Pra, strategjinë që unë e shfaq për ndryshim të kurikulave në arsim, vecanërisht në atë fillor dhe të mesëm, ofron një qasje holistike drejt zhvillimit të nxënësve. Stimuli për një qasjë të këtillë vjen pikërisht nga maksima që kur një nxënëse kryen shkollimin dhe kycet në shoqëri si një qytetare aktive, ajo nuk do të vlerësohet nga pikat që ka fituar në teste, apo faktet që i ka mësuar të prezantuara nga ligjeruesi, por përkundrazi, do të vlerësohet për karakterin e përgjithshëm që ka krijuar si rezultat i angazhimit akademik dhe nga bashkepunimi dhë mësimi nga të tjerët. Gjithashtu, asaj do t’i vlersohen edhe autenticiteti dhe autonomia e të menduarit që pikërisht vjen nga leximi i bollshëm gjatë shkollimit, si rezultat i mundësisë për t’a njoftuar botën nga këndvështrimi i letërsisë, artit, muzikës, filozofisë, demokracisë, shkencës, etj.

Klasa_2
Klasë

Për në fund, rindërtimi i sistemit arsimor në shtetin tonë është i vonuar dhë i njëjti do të duhet bërë ngjajshëm me atë të një shtëpie, fillimisht duke vendosur themele të reja dhe më tej duke ndërtuar etazhet. Fundamentet si biblotekat shkollore, menzat ushqimore, profesionalizmi i mësimdhënësve dhe drejtorëve, si dhe angazhimi i drejtëpërdrejtë i prindërve, janë ato që do të duhet t’i vëndosim fillimisht e mandej shpejt të punojmë në kurikula dhe qasje. Kurse, sa i përket arsimit universitar vecmas në shkrimin e radhës që të qartësojmë se cka ndodh tani dhe cka do të na nevojitet të bëjmë që të hypim në trenin që shpie drejt Sorbonës dhe Humboldt-it.

Shkruan për Portalb.mk, Dr. Artan Limani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button