Më 16 qershor i kthehet futbollit edhe një kampionat në skandinavi

Një tjetër kampionat evropian do të fillojë në muajin qershor. Bëhet fjalë për kampionatin norvegjez që do të nisë sezonin e ri në 16 qershor.

Qeveria e vendit skandinav ka ndezur dritën jeshile për futbollin e luajtur teksa kanë nisur edhe seancat stërvitore në grup por nuk mund të lejohen që në fushat stërvitore të jenë më shumë se 20 persona, njofton SS.

“Jemi shumë të lumtur që shteti norvegjez na ka dhënë ok-in për rinisjen e futbollit. Edhe pse do të jetë një futboll ndryshe dhe pa publik, nisja e sezonit të ri do të sjellë gëzim dhe shumë entuziazëm te shumë persona”, theksoi presidenti i federatës norvegjeze të futbollit Terje Svendsen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button