Vetëvritet infermierja e cila dha informata për princeshën Kate

Jacintha Saldanha, një nga infermieret që merrej me princeshën Kate Middleton në një dhomë të spitalit, ku ajo ishte shtruar, e cila u mashtruar nga një telefonatë, që i kërkonte shpjegime për princeshën, duke bërë sikur ishte mbretëresha Elizabetë, është gjetur e vdekur në një zonë në afërsi të spitalit ku punonte dhe ku ishte shtruar princesha Kate.

Spitali ku punonte kjo nënë e dy fëmijëve, 46-vjeçare, e ka bërë të ditur lajmin këtë të premte pasdite nëpërmjet një komunikate, duke e cilësuar si një “chok”. «Ndiejmë një trishtim të thellë për vdekjen tragjike të një anëtari të personelit tonë mjekësor, Jacintha Saldanha. Ne mund të konfirmojnë që Jacintha, prej 4 vjetësh punonjëse e këtij spitali, ka qenë viktimë e një shakaje telefonike në spital. Spitali e mbështeti atë në këtë çast të vështirë». Në komunikatë duke shprehur hidhërimin e thellë vdekja e infermieres që mori e para telefonatën false, prej katër “Stafi i spitalit i ka qëndruar pranë në këtë moment të vështirë pas episodit me telefonatën”, nënvizohet në komunikatë, ku ajo përshkruhet si një “infermiere eksperte”.

“Infermierja e King Edward Hospital VII në Londër ishte e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Drejtoresha e spitalit në një deklaratë përpara ndërtesës ka përshëndetur profesionalizmin e infermieres. Policia britanike është shprehur e shqetësuar për “vdekjen e pashpjegueshme” të një gruaje, trupi i së cilës është gjetur këtë pasdite në një zonë jo larg spitalit mbretëror Edward VII. Shumë media britanike e kanë paraqitur këtë fatkeqësi si një vetëvrasje të mundshme, një informacion ky që nuk është as konfirmuar as jokonfirmuar nga policia e spitalit. Një ambulancë është thirrur këtë mëngjes pranë King Edward Hospital për t’i ardhur në ndihmë një gruaje pa ndjenja. Mjekët tentuan ta sjellin në jetë, por e kotë, sepse ajo kishte vdekur në vend.

William e Kate, trishtim për vdekjen e infermieres

“Duka dhe dukeshaa e Cambridge shprehin trishtimin e thellë për lajmin e vdekjes së Jacintha Saldanha”, infermieres që iu përgjigj telefonatës false për Kate. E bën të ditur këtë St. James’s Palace në një komunikatë të saposhpërndarë duke nënvizuar se “pallati mbretëror nuk protestoi asnjëherë pranë spitalit” për telefonatën false mbi Kate Middleton. Përkundrazi, kemi ofruar vazhdimisht mbështetjen tonë të plotë për infermieren dhe stafin e spitalit”.

“Materniteti? Jam mbretëresha, si është Kate?”

“Alo, jam mbretëresha, si është Kate?”. Këtë pyetje ka bërë një dyshe radiofonike australiane, e një radioje të panohur në Britani dhe jo kushedi se çfarë e njohur në Australi në spitalin ku gjendej e shtruar pricesha Kate për shkak të shtatzanisë së saj, duke ia dalë të marrë informacione mbi gjendjen e saj shëndetësore. Thjesht duke telefonuar në spital, por me një truk: janë hequr si mbretëresha Elisabetta II dhe princi Karl. Një shkak telefonike e rregullt, një nga gallatat më klasike dhe artizanale që mund të ekzistojnë, duke mbushur mbarë botën me lajme, por edhe me shqetësim bashkëshkaktarët e saj, stafin e spitalit King Edward VII Hospital në Londër, spital privat “i besuar për familjen mbretërore”, ku u shtrua Kate. Dje në mëngjes Mel Greig dhe Michael Christian nga stacioni i vogël radiofonik australian 2Day FM, kanë ngritur telefonin dhe kanë telefonuar spitalin. “Nuk na e mori mendja se do të na besonin, edhe prej theksit tonë të tmerrshëm australian”. Por në fakt po. Më parë centralisti, pastaj infermierja, e cila iu është përgjigjur pyetjeve të mbretëreshës false dhe të princit fals.

Lajme të ngjashme

Back to top button