Shtabi i Krizës-Kumanovë kërkoi protokollin për funksionimin e kafiterive dhe lokaleve tjera

Në seancën e 42-të të Shtabit komunal për mbrojtje dhe spëtim në Kumanovë u kërkua lehtësimi i disa masave me qëllim kthimin e normalitetit në qytet, transmeton Portalb.mk.

“Kërkojmë nga Qeveria e RMV-së në afat sa më të shpejtë të sjellë masat, protokollet dhe rekomandimet e duhura për ringjalljen e shpejtë të bizneseve”, kërkojnë nga Shtabi i Kumanovës, duke theksuar biznese si dyqanet e vogla tregtare dhe zanatit, hotelte, restorantet, dhe kafiteritë.

Ata kërkojnë që të theksohet saktë funksionimi i brendshëm i këtyre lokaleve.

Gjithashtu u propozuar ndërprerja e dezinfektimit të pikave të përcaktuara për automjete në qytet, përveç atyre dy pikave. Do të ndërprite edhe dezinfektimi ​​i ndërtesave të banimit të kryera nga disa subjekte dhe ky detyrimi në përputhje me ligjin do t’u dorëzohet kujdestarëve të banesave që janë përgjegjës për mirëmbajtjen e ndërtesave.

Shtabi propozoi gjithashtu edhe kthimin e administratës dhe ndërmarrjeve publike komunale në punë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button