Lajme të mira nga Italia, publikohen rezultatet e 24 orëve të fundit për virusin korona

Shkon në 30.739 numri i viktimave si pasojë e virusit të ri Covid-19, në Itali.

179 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirus, duke e çuar në 30.739 numrin total të vdekjeve. 219,814 ka shkuar numri i të prekurve me Covid-19, me vetëm 744 raste të reja në një ditë.

Mbi 105,180 janë personat që e kanë fituar betejën me Covid-19 dhe janë shëruar totalisht, në Itali.

Ndërsa, 82,488 janë ende çështje aktive nga të cilat mbi 1 mijë pacientë ndodhen në gjendje kritike për jetën dhe janë nën kujdes intensiv.

Persona aktualë pozitiv me koronavirus në Itali janë 82,488.

Pacientë që po kurohen në struktura spitalore janë 13,539.

Pacientë që po kurohen në repartet e terapisë intesive janë 999 e 28 pacientë më pak se një ditë më parë.

Pacientë të shëruar nga Covid19 deri më sot më sot në Itali janë 106,587 e janë 1,401 të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button