Joshua e Pulev kanë tri javë kohë për të gjetur vendin për meç

Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev kanë tri javë kohë për të gjetur një vend për të zhvilluar meçin e tyre për titull të botës. Britania e Madhe dhe Kroacia janë në listën e ngushtë, ka thënë menaxheri i boksierit bullgar, Ivaylo Gotsev.

Kampioni britanik është dashur të përballet me Pulevin në stadiumin e Tottenhamit më 20 qershor. Por meçi është shtyrë për shkak të koronavirusit, ndërsa opsione tjera janë diskutuar nga promotori Eddie Hearn dhe të dy luftëtarët.

Gotsev ka mbajtur së fundi një video-konferencë me të përfshirët e tjerë për të diskutuar për vendet që do të mund të mirëprisnin luftën për titull në versionet WBA, IBF dhe WBO.

“Ne i kemi dhënë vetes katër javë kohë për të eksploruar të gjitha mundësin të për përballje”, ka thënë Gotsev për Sky Sports.

“Eddie ka folur për Lindjen e Mesme, që është mundësi e madhe. Ka kuptim pasi ato vende nuk janë prekur shumë. Nëse marrim masat, do të ishte një ngjarje e sigurt. Nuk duam të rrezikojmë shëndetin e asnjërit. Ne do të shkojmë në vendin që na ofron mundësitë më mira pas situatës së krijuar. Tashmë kemi edhe rreth tri javë për të eksploruar dhe për të parë opsionet më të mira’.

Një opsion është amfiteatri roman në Pulë të Kroacisë, ku mund të jenë prezent deri në pesë mijë shikues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button