Seks skandali në Strugë, propagandë kundër avokatit?

Asnjë avokat nga Struga nuk është bllokuar me dashnoren e tij dhe për këtë e ka informuar opinionin përmes dëshmive me shkrim nga Policia, Shtëpia e shendetit dhe Spitali i qytetit në  Strugë. 

“Press 24” publikoi kopjet e vërtetimeve, por në ato vërtetime nuk shifet emri i zyrës së avokaturës për të cilën është kërkuar vërtetimi, ndaj në mungesë të “emrave të shlyer” në ato vërtetime, mbetet shpresa se kjo ka të bëjë me të vërtetën dhe se avokati nuk ka përjetuar gjithë ate që është shkruar.

Ky portal bëri publik fotokopjet e Policisë në Strugë, Shtëpisë së Shëndetit (Ndihma e shpejtë), nga të cilat shihet se asnjë nga këto shërbime nuk ka intervenuar  në këtë seks-skandal, në të cilin siç është publikuar kohë më parë, avokati nga Struga, aktiv edhe në politikë është bllokuar gjatë aktit seksual me dashnoren e tij. 

Siç shkruan portali, kjo dëshmon se ngjarje e këtillë nuk ekziston dhe siç thuhet nga konsultimet e avokatëve strugan nga “Press 24”, dyshojnë se shkrimi ka qënë i inspiruar nga një ngjarje e ngjashme kohë më parë të ndodhur në një fshat të Ohrit./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button