Auditorët kërkojnë rregulla specifike në vend të akteve të brendshme për tarifat e anëtarësive partiake

Revizorët e shtetit kërkojnë që rregullat për pagesë e tarifave të anëtarësisë të partive politike të barazohen, pasi mënyra e pagesës tani rregullohet me akte të brendshme që dallojnë mes partive të ndryshme, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Ky është rekomandimi i auditorëve nga Entit shtetëror për revizion në raportet e publikuara pas kontrollit të llogarive për funksionimin e rregullt të VMRO-DPMNELSDM,  BDI dhe BESA. Në të katër raportet thuhet se udhëzimet e reja janë të nevojshme për shkak të nevojës për trajtim uniform të të gjitha subjekteve politike.

“Autoritetet duhet të miratojnë udhëzime më konkrete për rregullimin e mënyrës së pagesës, arkëtimit dhe regjistrimit të tarifave të anëtarësisë te partitë politike në mënyrë që të sigurojnë uniformitet në mënyrën e regjistrimit të tyre të kontabilitetit dhe konfirmimin e kufirit të përcaktuar me ligj për secilin anëtar veç e veç”, thuhet në raporte.

Auditorët theksojnë gjithashtu se nevojitet rregullim më konkret për mënyrën e transferimit të fondeve nga tarifa e anëtarësisë nga llogaria për funksionimin e rregullt të llogarisë për ndonjë fushatë të caktuar zgjedhore.

Ata shtojnë se sipas Ligjit për financim të partive politike, tarifat e anëtarësimit sigurohen si pjesë e burimeve private të financimit dhe se ekziston kufizim që shuma brenda një vit të mos jetë më i madh se një pagë mesatare.

“Të hyrat nga anëtarësia te disa parti është rregulluar me akte të brendshme ku janë përcaktuar sasia e tarifave të anëtarësisë, mënyrën e pagesës dhe arkëtimit, si dhe mënyrën e regjistrimit të tyre që te parti individuale ndryshon”, thuhet në raport.

Vetëm LSDM-ja ka reaguar ndaj këtyre vërejtjeve të auditorëve, të cilët përveç tjerash thonë se ata kanë sjellë më tepër vendime dhe rregullore që e specifikojnë mbledhjen e tarifave të anëtarësisë, në përputhje me Ligjin për financimin e partive politike.

Prandaj, ata theksojnë se sipas rregulloreve, pagesa e anëtarësimit nuk mund të jetë më e lartë se një pagë mesatare në nivel vjetor, që personat përgjegjës në parti rregullisht raportojnë për shumën e tarifës së anëtarësimit për secilin anëtar individual dhe se krejt ajo regjistrohet në regjistrat e kontabilitetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button