Plagoset punonjësi i Zyrës Administrative në veri

Një punonjës i Zyrës Administrative të Republikës së Kosovës në veri, është plagosur mbrëmë me armë zjarri nga persona të panjohur.

Besim Hoti, zëdhënës rajonal i policisë, ka deklaruar se, viktima është plagosur nga sulmues të paidentifikuar.

“Të dyshuarit besohet se kanë qenë më një veturë “Golf 2” pa tabela regjistrimi dhe nga automjeti në lëvizje kanë shtënë në drejtim të viktimës dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka deklaruar Hoti.

Ai tha se njësitet përkatëse policore kanë intervistuar tre persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë dhe është duke i vazhduar hetimet e rastit si tentim vrasje.

Gjendja shëndetësore e viktimës është jashtë rrezikut për jetën. Ai po vazhdon të kurohet në spitalin në veri.

Njësitet e hetimeve rajonale janë duke hetuar rastin në disa pista.

Lajme të ngjashme

Back to top button