fbpx

U arrestuan Krasniqi dhe Toçi, njoftoi ministri Çulev

Naqe Çulev, ministri i punëve të brendshme në Maqedoninë e Veriut sot njoftoi se janë arrestuar Besim Krasniqi dhe Fadil Toçi, transmeton Portalb.mk.

Ministri njoftoi se arrestimi është kryer javën e kaluar nga Ministria e punëve të brendshme në Kosovë. Ai njoftoi se për ta kishte flet-arrest për kryerjen e veprave të rënda penale.

“Aksioni për arrestimin e dy personave është realizuar në bashkëpunim dhe komunikim ndërmjet Interpolit në Prishtinë dhe zyrtarëve policore nga Ministria e punëve të brendshme në vendin tonë”, njoftoi Çulev.

Ai njoftoi se procesin e ekstradimit të tyre do ta udhëheqë tani Ministria e drejtësisë.

Të arrestuarit janë nga Kondova e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button