Zgjedhje të parakohshme në mars, qytetarët të ndarë

Bllokimi i Kuvendit dhe rritja e tensioneve ndëretnike sidomos në kryeqytet, janë dy “parashenjat” që sipas praktikës së viteve të fundit rregullisht kanë rezultuar me zgjedhje të parakohshme. Mundësia për zgjedhje parlamentare së bashku me ato lokale në mars të vitit 2013 po shqyrtohet si mundësi brenda partive qeveritare.

Nga ana tjetër, qytetarët të ndarë rreth mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në mars. Përderisa disa mendojnë se nuk duhet të vihen nën hije zgjedhjet e rregullta lokale, të tjerët mendojnë se do të ishte më mirë që të mbahen të dyja përnjëherë.

“Përsa i përket asaj se a do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare e gjitha kjo varet prej vullnetit të partnereve të cilët varësisht prej kalkulimeve të tyre, vendosin se a do të shkon vendi në zgjedhje të parakohshme parlamentare apo jo. Parimisht zgjedhjet e parakohshme do të duhej të nënkuptonin test për politikat e tanishme të cilat po bëhen. Mirëpo kjo do të hidhte në hije zgjedhjet lokale për të cilat konsideroj se janë jashtëzakonisht të rëndësishme, dhe njëherit shpërndarjen e potencialit politik të secilit subjekt në veçanti, me çka do të vihej në dyshim edhe kualiteti i ofertave politike. Andaj konsideroj se nuk do ishte bash zgjedhje e mirë fakti të kemi mbajtje të dy zgjedhjeve njekohësisht” – thotë Admir Brava, student në studimet postdiplomike.

“Nuk besoj se do të ketë dicka të këtille, por ama cdo lloj zgjedhjeje është në benefit të cdo qytetari. Meqenëse pesha e votimeve varet prej nesh, me siguri edhe rëndësia e votimeve është në vazhdën e gjërave që na interesojnë më së shumti. Uroj të mos ketë zgjedhje të parakohshme” – tha Jona Neziri, studente nga Tetova.

“Zgjedhje të parakohshme dhe largimi i politikës së vjetër, duke u mbështetur në problemet që hasim neve  dhe dua ti jepet fund këtij problemi ne që kemi si qytetar. Thonë se zgjedhjet e parakoshme do të mbahen së bashku me ato lokale në muajin mars dhe pajtohem me këtë se le të mbahen të dyja së bashku, sa më shpejt, për shkak arsyeve të shumta, për shembull mendoj se nuk mundet në cdo dy muaj të organizohen zgjedhjet, ku aty hyjne para të shumta në organizimin e tyre, më mirë një herë dhe ashtu sic duhet, duke shpresuar se partitë politike qeveritare të bijnë me një marrëveshje që në të ardhmen mos të ballafaqohemi me të njejtat probleme, por ato të marrin fund” – tha Riad Selimi, student në studimet postdiplomike në UEJL.

“Ngjarjet e fundit në sferën politike kanë bërë që të gjejmë zgjidhje ndoshta me zgjedhje të reja të parakohshme që po flitet se do të jenë në mars të vitit të ardhshem, por padyshim mendoj se prap në vendet udhëheqëse do të jenë tani më partitë e tanishme të koalicionit pasi vështire që do të tërhiqen nga pozitat e tyre dhe pas rejtingut që gëzojnë” – tha Arlinda Demiri.

Shpallja ose jo e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në mars, së bashku me ato lokale, do të varet shumë edhe nga rezultati i mbledhjes së Këshillit të ministrave të BE-së, gjegjësisht nga ajo se a do të merr Maqedonia datë për fillimin e negociatave apo jo. /Portalb/ 

Lajme të ngjashme

Back to top button