Francezët nuk do të kenë nevojë për karantinë në Britani të Madhe

Britania e Madhe “në këtë fazë” nuk do të zbatojë masa për karantinë ndaj udhëtarëve të cilët vijnë nga Franca, bënë të ditur kabinetet e kryeministrit britanik Boris Xhonson dhe të presidenti francez Emanuel Makron pas bisedës së tyre telefonike të djeshme, transmeton Portalb.mk.

Makroni dhe Xhonsoni bashkërisht kanë vlerësuar se vendosja e masave të tilla do të ishte reciproke dhe se kjo mund të ndodhë madje pas konsultimeve të ndërsjella, transmetojnë mediat britanike.

Xhonsoni mbrëmë në fjalimin para kombit tha se “së shpejti do të vijë koha të vendosim karantinë për njerëzit që me aeroplan vijnë në Britani të Madhe”.

Në deklaratë nga kabineti i tij, megjithatë, vërehet se “masat për karantinë në këtë fazë nuk do të vlejnë për udhëtarët nga Franca”.

Paraprakisht, zyra e presidentit francez bëri të ditur se “të gjitha masat nga të dyja palët do të ndërmerren në mënyrë të harmonizuar dhe reciproke”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button