Shqipëri, Është ulur ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4 të reja me koronavirusin e ri. Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 872.

Nga sëmundja COVID-19 që e shkakton koronavirusi i ri janë shëruar 654 pacientë, ka thënë Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, transmeton REL.

“Për më shumë se dhjetë ditë nuk kemi asnjë humbje jete”, ka thënë ajo.

Më 11 maj Shqipëria ka lehtësuar edhe disa masa të izolimit, por autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar.

“Pavarësisht lehtësimit të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19”, ka thënë Tomini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button