Përpjekje për të tejkaluar krizën në Egjipt

Presidenti egjiptian Muhamed Morsi, pritet të shtyjë përpara bisedimet mbi dhënien fund të krizës në vend, pavarësisht zotimeve të udhëheqësve të opozitës se nuk do marrin pjesë.

Egjipti është tronditur nga trazirat, që kanë nisur nga 22 nëntori, kur Morsi përmes një dekreti i dha vetes kompetenca të gjera.

Morsi ka zemëruar shumë njerëz në Egjipt edhe me planet e tij për të çuar përpara një referendum mbi projekt-kushtetutën, që u nxitua të hartohet nga Kuvendi i dominuar nga islamikët.

Të premten, kundërshtarët e Morsit depërtuan telat gjemborë për të protestuar jashtë pallatit presidencial.

Ushtria ka vendosur tela gjemborë, pas përleshjeve të së mërkurës mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të Morsit, që lanë të paktën pesë të vdekur dhe qindra të plagosur.

Presidenti amerikan Barack Obama i ka thënë Morsit se është “shqetësuar thellë” për viktimat në përleshjet e kësaj jave”.

Lajme të ngjashme

Back to top button