Transporti publik në Shkup prej sot me dy ndërrime

Autobusët e NQP-së Shkup dhe transportuesit privat prej nesër vazhdojnë të qarkullojnë në dy ndërrime, prej orës 5 deri në orën 9 dhe prej në 13-19.

Nga NQP Shkup informojnë se  autobusët do të qarkullojnë  sipas itinerarit të së shtunës, me përjashtim të linjave 9, 19, 20 dhe 23 të cilat do të qarkullojnë  sipas itinerarit të reduktuar.

Nga ora 7:30-17 do të punojnë pikat e shitjes së biletave në Aerodrom, Gjorçe Petrov, Draçevë, Maxhari, Butel, Tregun e Gjelbërt dhe Autokomandë, te Drejtoria e NQP-së Shkup.

Në periudhën  e njëjtë do të hapen edhe qendrat për pesonalizim në Karposh 2, në Bit Pazar dhe në Qendrën transportuese.

Regjimi me dy ndërrime i funksionimit të transportit publik dhe orari i punës së pikave për bileta dhe qendrave për personalizim, do të vlejnë deri në rekomandimet e reja  të institucioneve kompetente, thonë nga NQP Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button