Procedura kundër 21 personave në Shkup për shkak të shkeljes së orës policore

Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot deri te  Gjykata Themelore Penale Shkup ka parashtruar propozime për lëshimin e urdhrave ndëshkues kundër gjithsej 21 personave për vepër të kryer penale mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 paragrafi 1 të Kodit Penal.

“Të gjithë të akuzuarit e kanë shkelur orën policore, gjegjësisht nuk e kanë respektuar vendimin për ndalesë dhe regjim të veçantë për lëvizje në territorin e shtetit, të marrë me qëllim të shkatërrimit  dhe parandalimit të përhapjes së sëmundjes infektive. Në orët kur lëvizja është ndaluar, ata janë hasur në lokacione të ndryshme, pa poseduar leje për këtë”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Prokurorët publikë për secilin nga të akuzuarit kanë propozuar gjoba në para prej nga 100 gjoba ditoore, me ç’rast vlera e një gjobe të përcaktohet në 20 euro në kundërvlerë të denarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button