RMV, Janë arrestuar 22 persona të cilët nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje

Gjithsej 29 persona në nivel të mbarë shtetit në 24 orët e fundit nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me ç’rast janë arrestuar 22 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të vijojnë masa përkatëse, njofton Portalb.mk.

Siç bëri të ditur MPB-ja, në 24 orët e fundit 41 personave u janë lëshuar vendime për izolim, ndërsa 16 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Nga ana e nëpunësve policorë janë kryer kontrolle te personat në izolim dhe vetizolim dhe nuk janë evidentuar persona të cilët nuk e kanë respektuar masën për për izolim dhe vetizolim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button